Agjencia Zhurnal.mk

Rama paralajmëron lirim të masave, thirrje deputetëve: Votoni ndryshimet në Kodin Penal

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë tha se qeveria po përgatit një plan hapjeje për të liruar disa aktivitetet nga masat drastike që janë aplikuar për shkak të pandemisë globale. Sipas Ramës, kjo hapje do të bëhet sipas një protokolli adekuat sigurie, dhe cilido person apo subjekt që tenton ta shkelë atë, do të përballet më pas me sanksionet të forta.

“Ne po përgatisim një plan hapjeje me protokolle sigurie, sipas nivelit të riskut dhe ata që nuk i respektojnë do të dënohen. Si mund të vazhdojmë ne me lokale që hapen dhe rihapen? Jo kjo është e pamundur. nga javët në vijim do të hapemi dhe do të shtrëngojmë masat. Nëse ata shkelin rregullin, ata do të përballen me mbylljen e aktivitetit”, tha Rama.

Pavarësisht shkresës dhe kundërshtimeve të bëra nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta për ndryshimet në Kodin Penal për ata që thyejnë karantinën, shefi i qeverisë ftoi deputetët të mos bëhen “aleatë të virusit”, por të votojnë ndryshimet në Kodin Penal.

“Mos bashkëpunonin me COVID-in, por votoni kodin, mos u bëni agjentë të COVID-19, por votoni kodin. Mos votoni kundër, duke bërë atë që COVID pret, që të ketë hapësirë dhe të shkojë t’iu hipi në kurrizë atyre që shkelin rregullat dhe t’i kthejë në transportues të bombave të veta.”, tha Rama. /Euronews/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...