Rama pas çeljes së kapitullit të dytë të negociatave: Një ditë e bukur për Shqipërinë 2030 në BE

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një video në rrjetet sociale me momemte nga konferenca e katërt ndërqeveritare e zhvilluar dje në Luksenburg për çeljen e grup-kapitullit të dytë të negociatave me Bashkimin Europian.

Rama shkruan se këto janë çastet e një dite të bukur për Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së.

“Dhe me momentet e një dite të bukur për Shqipërinë 2030 në BE”, thekson Rama.

Shqipëria çeli dje grup-kapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Evropian – “Tregu i Brendshëm” në Luksemburg ku u mbajt konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE.

Kryeministri Edi Rama kryesoi delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More