Rama: Pasaporta europiane u siguron shqiptarëve statusin e qytetarit të barabartë në BE

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se pasaporta europiane do t’i sigurojë shqiptarëve statusin e  qytetarëve të barabartë në Bashkimin Europian.

Në një takim me gratë dhe vajzat e qarkut të Lezhës, Rama kërkoi votën në 11 maj për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.

“Hyrja në BE nuk është një çështje që Shqipëria do të shkojë diku por është e kundërta, BE do të vijë këtu. Ne do të bëhemi pjesë e asaj familje dhe kjo pasaporta europiane nuk është një dokument tjetër udhëtimi. Ajo që ne kemi është dokument udhëtimi pa viza por nuk ke leje qëndrimi”, tha Rama.

Kryeministrit theksoi se pasaporta europiane është një status i ri qytetarie që i jep çdo shqiptari statusin e qytetarit të barabartë në BE në të gjitha kuptimet.

Rama shprehu besimin absolut te gratë dhe vajzat, të cilat sipas tij e kuptojnë se sa herë fiton PS po aq herë fitojnë gratë dhe vajzat në të përditshmen.

“Nuk është rastësi fakti që këto lloj takimesh ne nuk i bënim dot 6-7 vite më parë. Ne po njësoj besonim te gratë, por përpjekja që është bërë është e jashtëzakonshme dhe ka filluar të çlirojë shumë edhe burrat nga ajo ideja që duhet të jenë ata që e thonë ku duhet të shkosh e çfarë duhet të bësh e çfarë jo. Çdo burrë e djalë i mençur e kupton shumë mirë se po u mbështet te forca e gruas dhe vajzës është mbështetur në një themel ku nuk ka mundësi të bjeri”, tha Rama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More