Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Rama për fushatën e Bashës: O lula, jam i frikësuar për njerëzit që i bëni mish për top në grumbullime

Edi Rama ka reaguar ndaj Lulzim Bashës, i cili ka mbledhur dhjetëra njerëz gjatë ditës së sotme në qytetin e Fierit në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Aty u grumbulluan simpatizantët e PD-së duke mos respektuar rregullat e Covid-19 si dhe nuk mungoi vargu me makina që shoqëronte kreun e opozitës.

Me anë të një shkrimi në Twitter, Rama thotë: “O lula unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bëjë dasëm teksa dhëndri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatkeqësisht!”

Rama i është përgjigjur reagimit të PD, ku thuhet se Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin.

“Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë.

Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve.

Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë”, thuhet në reagimin e PD.

Postime të ngjashme

Rama zgjohet mes alpeve shqiptare: Mirmëngjes! (VIDEO)

Lea Muslija

Sot hapen kufijtë Shqipëri-Greqi

Lea Muslija

“Asnjë rast me COVID në Tiranë”, Manasterliu publikon shifrat: Ja sa vaksinime janë kryer deri më tani në vend

Dafina Vidishiqi

Vetëm tri raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker do të vizitojë Italinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Dafina Vidishiqi

Paralajmërim për të shkarkuarit nga vetingu: “Do të hetoheni dhe do t’ju sekuestrohet pasuria”

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...