Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Rama për krizën në Rinas: Humbëm vaksinat, nuk ka shans të marrin peng të ardhmen

Kreu i qeverisë Edi Rama ditën e sotme teksa ishte i pranishëm në Gjirokastër ku ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit masiv tha se për shkak të pezullimit të fluturimeve në Rinas, është humbur ngarkesa e djeshme e vaksinave anti-covid.

“Ajo që është e pa tolerueshme dhe e pajustifikueshme është që ne kemi humbur ngarkesën e djeshme të vaksinave. Kjo është realisht e dhimbshme në një kohë lufte ku vlen çdo sekondë.” tha kryeministri.

Rama ndër të tjera ka hedhur akuza ndaj kundërshtarëve politik duke thënë se kjo është një përpjekje e tyre për të ndalur qeverinë, por sipas Ramës ata kanë hasur në kryeministrin e gabuar për të sulmuar.

“Por sido qoftë një gjë është e sigurt që nuk ka shanse që forca destruktive dhe të verbër të së shkuarës që duan të rimarrin peng të ardhmen të na ndalin. I kanë bërë llogaritë gabim dhe kanë marrë përsipër të sfidojnë qeverinë dhe kryeministrin më të gabuar.” ka thënë Rama.

Ndërkohë kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme, Rama ka hedhur akuza ndaj opozitës dhe ndaj Presidentit Meta si organizatorë të pezullimit të punës nga ana e kontrollorëve të AlbControl në Rinas ku për pasojë prej dy ditësh nuk kryhet asnjë fluturim.

Postime të ngjashme

Mbërrijnë në Shqipëri edhe 50.000 vaksina AstraZeneka

N E

Avioni i parë ulet në Kukës

N E

Shqipëria 138 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit

N E

Presidenca reagon pas deklaratës së Vuçiq: “Se kukull e kujt është Rama kjo dihet”

N E

Çekia dëbon 18 diplomatë rusë, të përfshirë në spiunazh e sabotime. Alarm në të gjithë Europën

R Zh

Të infektuarit me Kovid-19 nuk do të mund të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...