Rama për reciprocitetin e targave: Kosova ka të drejtë edhe pikë, Serbia të ndalojë manovrat teatrale me ushtri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në një konferencë të përbashkët ka thënë se Serbia duhet ta njoh realitetin e pa kthyeshëm e që është se Kosova është e pavarur.

 

“Është për të ardhur keq se në vend të përparimit të dialogut dhe njohjes reciproke, sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale të ushtrisë së Serbisë në kufirin me shtetin sovran të Kosovës.
Ato manovra nuk mbrojnë qytetarët serb në veriun e Kosovës”, ka thënë Rama.

Ai ka shtuar se qytetarët serb në Kosovë jetojnë të pa kërcënuar nga askush, madje ju paguhen edhe faturat e energjisë elektrike

“Ato manovra ri sjellin në skenë hijen e të shkuarës dhe nxisin nacionalizim vandal të zjarrvënësve të institucioneve publike”, tha Rama.

Rama shtoi se reciprociteti për targa është normë elementare e të drejtës legjitime të shtetit të Kosovës, por edhe marrëveshje e arritur me kohë në mes dy qeverive.

“Qëndrimi i Republikës së Shqipërisë është se e drejta këtu është me Kosovën dhe pikë. Serbia nuk ka asnjë të drejtë që ti kthej targat e automjeteve, në një pritshmëri konfliktuale ku mizën po e bënë buall thua se Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar ndonjë luftë”, tha Rama.

Related posts

Musliu flet pas raportimit të drejtorit të AKI-së: Banorët e Deçanit të mos kenë panik sa i përket sigurisë nacionale

D V

Abdixhiku për shtyrjen e zgjedhjeve: Dështimi katastrofal pandemik, nuk guxon të prekë demokracinë

D V

Abdixhiku letër publike liderëve partiakë: Ta shkurtojmë fushatën dhe përballjen politike ta bëjmë përmes debateve në media

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More