Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

“Rama përbuz jetën e qytetarëve, Kosova i mbron”, Tritan Shehu: Kanë ardhur në vend vaksina të pacertifikuara, kryeministri përpiqet të fshehë dështimin me pandeminë

Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherazi dhe kandidati i Partisë Demokraike për zgjedhjet parlamentare, Tritan Shehu, ka përshëndetur vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për vaksinat anti-COVID dhe ka dënuar zhvillimet që kryeministri Edi Rama ka bërë në këtë fushë.

Në një postim në rrejte sociale, Shehu e shikon si të udhës vendimin e Kurtit, për të sjellë në Kosovë vetëm vaksina të certifikuara nga Agjencia Evropiane e Barnave, ndërsa nga krahu tjetër, kryeministri Rama sipas tij, po i trajton njerëzit si “qenie të dorës së dytë” dhe po sjell në vend vaksina të pacerftifikuara.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Vaksinat, ndersa Rama rrezikon e perbuz jeten e qytetareve, Kosova i mbron ata!
Eshte per tu pershendetur qendrimi i Kurtit dje, qe ne respekt te ligjit dhe te domosdoshmerise se sigurise ndaj qytetareve deklaroi se ne Kosove mund te importohen vetem vaksina te certifikuara nga EMA, njelloj si per qytetaret e tjere te BE.
Ndersa Rama duke dashur te fshehe deshtimin e tij te plote mbi nje vjecar te epidemise Covid, per aresye vetem elektorale, ne kundershtim te plote me parimet e detyrimet e “sigurise medikamentoze”, i trajton qytetaret shqiptare si “qenie te dores se dyte”, duke i sjelle vaksina:
1. Pa asnje certifikim jo vetem te EMA, por dhe te ndonje agjensie nderkombetare si FDA, Britanike dhe as te OBSh vete (ne fakt as dhe nepunesit e tij te Agjensise sone apo te Komitetit te vaksinimit nuk kane guxuar te pregatisin nje te tille).
2. I importon ato nepermjet “importeve paralele”, jo direkt nga prodhuesi, pa publikuar as dhe nje certifikate origjine te mallit, apo kontrate ku te percaktoheshin edhe pergjegjesite ne rast komplikacionesh, detyrime ligjore keto per shtetin.
Eshte kjo pa pergjegjeshmeri mbi nje vjecare e kesaj Qeverie ne ikje ne perballjen Covid, diskriminimi i plote i shqiptareve e trajtimi i tyre shpesh si “kavje”, qe ka pasur deri tashti nje rezultat tragjik per ne:
—Vdekjet shtese prej Marsit 2020 ne Marsin 2021 kane kapur shifren ekstreme te 9200 humbje jete, duke na cuar ne vendet e para ne Bote per kete tragjedi.
Fatmiresisht vetem pak dite na ndajne nga 25 Prilli, ndryshe ajo shifer rrezikon te kaloje 20000.

Postime të ngjashme

Bearti ‘diss’ Teas: Unë nuk kam nevojë për ‘photoshop’, ndihem rehat me veten

Dafina Vidishiqi

Luana Vjollca me stil të ri flokësh për kopertinën e revistës prestigjioze “Style Cruze”

Dafina Vidishiqi

Morena sjell pamje të trupit e shtrirë afër pishinës

Dafina Vidishiqi

Zaimina Vasjari ndan imazhe provokuese në bikini

Dafina Vidishiqi

“Only You” nga Dhurata Dora dhe Maitre Gims grumbullon 20 milionë klikime në Youtube

Dafina Vidishiqi

Nicole Scherzinger duket e pabesueshme me bikini ngjyrë krem në shkretëtirën Meksikane

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...