Rama: Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër, së shpejti shërbime për 200 mijë banorë

nga D V

Në Shkodër shumë shpejt do të hapë dyert Poliklinika e Specialiteteve e cila do të ofrojë shërbime shëndetësore për 200 mijë banorë në 19 specialitete të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ndau pamje nga ambientet e reja të kësaj poliklinike.

Rama theksoi se po vijon puna për modernizimin dhe transformimin e strukturave spitalore dhe qendrave shëndetësore në të gjithë vendin.
Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër do të jetë e pajisur me 19 kabinete për specialitete të ndryshme të sëmundjeve të brendshme si dhe ekzaminime laboratorike e imazherike në: kardiologji, gastrohepatologji, reumatologji, endokrinologji, nefrologji, hematologji, pneumologji, pediatri, kirurgji, ORL, neurologji, onkologji dhe alergologji.
Ky institucion shëndetësor do të pajiset edhe me aparatura të reja mjekësore dhe diagnostikuese.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More