Kryetari i Komunës së Prishtinës ka pritur në takim komandantin e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani.
Rama thotë se në takim me komandantin kanë diskutuar për disa tema të rëndësishme, transmeton Telegrafi.
“Diskutuam për sigurinë në Prishtinë, dhe Gjeneral Barduani rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për sigurinë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, ka pohuar ai.