Agjencia Zhurnal.mk.

Rama prezanton Kryetaren e re të Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar emrin e kryetares së re të bordit të Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë. Bordi, i cili përbëhet nga 11 anëtarë që u përzgjodhën mes 117 kandidaturash nga brenda dhe jashtë vendit, do të drejtohet nga Shqiponja Telhaj.

Kjo e fundit, aktualisht është profesore e asociuar në “Sussex University” dhe gjatë karrierës së saj ka publikuar 32 artikuj dhe raporte me fokus zhvillimin e politikave të arsimit të lartë. Përveç kësaj, ajo ka kontribuar edhe si këshilltare në Ministrinë e Arsimit të Anglisë, kryesisht në fushën e sigurimit të cilësisë.

Related posts

Lëvizte me armë zjarri në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

D V

Deputeti i opozitës shkon me çadër plazhi në Kuvend, kundërpërgjigje simbolike për Xhaçkën

D V

Shqipëria pritet të hapë tre ambasada të reja në Kenia, Indi dhe Indonezi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy