Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Rama publikon foton: Në Athinë për drekë pune me Mitsotakis, do diskutojmë për…

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Athinë, ku ka postuar dhe një foto, ndërsa thotë se do të takojë homologun grek.

Në një njoftim të shkurtër në twitter Rama thotë se do dikutohet për: mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19;forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve;bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë.

Rama në twitter

Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis,për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19;forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve;bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë🇦🇱🤝🇬🇷

Ndërkohë që dje gazetari i Top Channel, Artur Bibe, duke folur në emisionin “Open”, tha  se nga një burim shumë i besueshëm në kryeministrinë greke ka mësuar ekskluzivisht se kryeministri Edi Rama po kryen rolin e ndërmjetësit mes Turqisë dhe Greqisë.

Sipas të njëjtit burim kryeministri Edi Rama do të sjellë në Athinë një mesazh nga Turqia, ndërsa do të jetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis ai i cili do të vendos pasi të marr mesazhin nëse Rama do të bëjë rolin e negociatorit mes dy vendeve apo thjesht një lajmës.

Artur Bibe: Ka qenë një pritje madhështore sipas mediave greke vizitën e Ramës në Stamboll. Ata shkruajnë se rrallë herë e ka bërë Erdogan këtë. Ka dhënë edhe mesazhet e saj. Është roli që Rama ka marrë i ftuar apo kërkuar për të pasur këtë rol,. Roli i ndërmjetësit në një marrëveshje të mundshme midis Greiqsë dhe Turqisë. Nga një burim në Kryeministrinë greke. Ka vërtetësi. Zoti Rama ka pasur një vizitë pozitive në Ankara dhe vjen në Athinë me një mesazh. Ne do ta quajmë lajmës.”

Postime të ngjashme

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Greqia kufizon më shumë lëvizjet në Kakavijë në periudhën 1-15 Mars

T E

Manastirliu: Të hënën dërgesa e radhës nga Pfizer, brenda 10 ditëshit të parë të marsit vijnë vaksinat e para nga Covax

S.B.

“Urgjent të rimbursohen ilaçet për COVID”/ Meta-Ramës: Lëri dokrrat, trego planin e vaksinimit

S.B.

Berat/ Rama flet për Bashën e Kryemadhin: Është kukull në duart e ‘gogolit’, me ‘mamadhinë’ tek dera, nuk është alternativë

S.B.

Basha takim me të rinjtë: Do të fitojmë për një të ardhme më të mirë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...