Agjencia Zhurnal.mk.

Rama publikon pamjet e shkollës “Agron Hysenlliu”: Nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi strehën në tërmetin e 26 nëntorit

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet e shkollës 9-vjecare në Pezë të Vogël që mban emrin e ish-drejtorit të Institutit të Ndërtimit, inxhinierit të ndjerë, Agron Hysenlliu.

Rama uroi një ditë të mbarë me pamjet e shkollës duke thënë se profesionisti Hysenlliu, nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi strehën në tërmetin e 26 nëntorit deri kur Covid-19 e ndau brutalisht nga jeta.

Shkolla e re në Pezë të Vogël “Agron Hysenlliu” ka një kapacitet prej 250 nxënësish. Në dy katet e saj godina ka 8 klasa me nga 24 nxënës, 2 klasa për parashkollor, 4 laboratorë kimie fizike, biologjie, bibliotekë, sallë mësuesish, dhomë mjeku dhe psikologu.

Related posts

Investigimi i Rai 3, Rama: Nuk keni guxim të përballeni!

D V

Komisioni hetimor i Shëndetësisë, PS miraton planin e punës në mugesë të opozitës

D V

Zbulohet vendimi i plotë/ Gazment Bardhi nuk bëri kallëzim, ja pse SPAK nuk nisi hetim për implikimin e Olsi Ramës në Xibrakë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky