Rama: Punimet në Tunelin e Kurrizit drejt përfundimit

nga D. V.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar disa pamje nga punimet që po bëhen në Tunelin e Kurrizit.

Ai ka pohuar se punimet në Tunelin e Kurrizit janë drejt përfundimit.

Komuna e Prishtinës kishte nënshkruar kontratë në vlerë 1.2 milion euro për “renovim artistik dhe infrastrukturor” të tunelit të kurrizit në lagjen ‘Dardania’.

“Projekti për tunelin në Kurriz ka parashikuar instalimin e sistemeve të ventilimit dhe filtrimit të ajrit për të menaxhuar çdo ndotje të shkaktuar nga lokalet përreth. Këto masa do të sigurojnë që cilësia e ajrit brenda tunelit të ruhet dhe muret të mbrohen nga ndotësit”, kishte njoftuar më herët komuna e Prishtinës.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More