Rama-qytetarëve: Voto 5 që të bëhemi pjesë e Evropës, negociatat në 2027 i mbyll vetëm PS

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një komunikim në platformat sociale me qytetarët në rubrikën “Sy m’sy”.

Kryeministri iu përgjigj komentit të një qytetari, për arsyet se pse njerëzit duhet të votojnë numrin 5 në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ai pohoi se “janë shumë arsye, negociatat në 2027 mund t’i mbyllë vetëm PS me  mua në krye, askush tjetër. Nëse nuk i mbyllim në 2027 dera mund të mbyllet”.

Sipas Ramës, dera e shtëpisë evropiane mund të mbyllet, por komentet e analistëve nëpër studiot televizive, videot me Lulin apo me Ilir Vrenozin, që janë një pjesë shumë e vogël e komunikimit tim intensiv çdo ditë.

“Duhet të votosh numrin 5 sepse Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar i Shqipërisë kur ne morëm detyrën ka qenë më pak se 10 milionë euro, në fund të viti të shkuar 25 miliard dhe në Shqipërinë 2030 do të jetë 33 miliard. Të ardhurat për frymë kanë qenë 3 mijë e diçka euro, janë 10 mijë e 400, do të shkojnë 15 mijë euro. Paga mesatare në sektorin publik do të jetë 1200 euro, sot është 1000. Paga e përgjithshme sektor publik dhe privat do të jetë 1000 euro, sot është 830 euro, ka qenë 320 euro”, tha Rama.

Një tjetër arsye sipas kreut të qeverisë për të votuar numrin 5 në zgjedhjet e 11 majit, është për të çuar përpara dhe për të mbyllur projektet infrastrukturore, si Korridori Blu apo Korridori 8 që janë në kantier, si edhe për të gjitha projektet e hekurudhave që kanë nisur dhe do të nisin në vijim, dhe që kanë mbrapa financime të Evropës.

“Por, përtej të gjitha këtyre duhet ta votosh 5 që të përmbyllim një mision historik të këtij populli, të bëhemi pjesë e pandarë e Evropës dhe BE-së”, nënvizoi Rama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More