Agjencia Zhurnal.mk

Rama reagon për mesazhin nga Meta: Më kishte shkruar letër dashurie

Tiranë, 28 qershor – Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral në Himarë. Rama u shpreh se zgjedhjet do bëhen në 30 qershor dhe nuk ka datë të re për vendoret. Nga Himara, Rama i është përgjigjur edhe letrës së Ilir Metës, për të cilën tha se ishte një letër dashurie.

“30 qershori është të dielën dhe nuk e luan as topi, jo më ta luajë filxhani ku Monika ka zhytur gjithë opozitën. Jo më ta luajë dekret pas dekreti i baba Likes. Më kishte shkruar një letër dashurie mbrëmë. Dashuri me kod, “reflekto Edi se shiko ca po ndodh”. Kujtonte edhe Ramiz Alinë, që shtyju zgjedhjet. Ramiz Alia i shtyju zgjedhjet se kishte gjithë Shqipërinë në këmbë dhe populli ishte në rrugë. Ai që u zgjua në 5 të mëngjesit nuk ka fjetur fare. Ai ha pace me Fahri Balliun. U bë Presidenca si pica me telefon”, – u shpreh Rama.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...