Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Rama reagon sërish për naftëtarët: Të dalin nga greva që të bisedojmë! Nuk kemi shkop magjik, nuk zgjidhet gjë me presion!

Zhurnal Ads

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për grevën e naftëtarëve në Ballsh.

Për të disatën herë kryeministri u bën thirrje që të dalin nga greva dhe të ulen në bisedime. Rama thotë se asgjë nuk zgjidhet me presion dhe se qeveria nuk ka shkop magjik.

Rama në twiiter

Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje.

Kujtojmë se prej 24 ditësh ditësh, naftëtarët janë në grevë, ku 17 ditë ndenjën burrat, ndërsa sot është dita e 7 që në grevë janë gratë. Ata kërkojnë pagat e pa dhëna të fituara me gjyq.

Edhe pas reagimit të kryeministrit në twitter dje, ato thanë se nuk pranojnë të dalin nga greva pasi siç thonë nuk besojnë në premtime boshe.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Çështja e detit me Greqinë, Zaganjori flet për ‘VOA’: Arsyet pse zgjerimi nuk bëhet në mënyrë të njëanshme

admin

“Punimet e rindërtimit me hapin e breshkës”/ Ahmetaj-Valterit: Projekti i rindërtimit unik, 21894 përfitues janë paguar

admin

Vrau hasmin e Çapjas dhe të atin, Olsi Leku i dyshuar dhe për një tjetër vrasje në Elbasan

admin

Shala: Skandaloz vendimi i Qeverisë për zgjatjen e pushimit dimëror për nxënësit

S.B.

Rama publikon pamjet: Së shpejti hapim kantierin Milot-Thumanë-Tiranë

admin

Stuhi shiu dhe ulje të temperaturave në Shqipëri

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...