Shqipëri

Rama: Rihapja e shkollave do të shtojë të infektuarit me koronavirus në Shqipëri

Zhurnal Ads

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me nxënës dhe mësues të shkollës “Leonik Tomeo” në Durrës për mënyrat se si do të zhvillohet mësimi këtë sezon, i kombinuar mes metodës tradicionale të mësimit në klasa dhe metodave online të mësimdhënies.

Kryeministri u ndal te masat e marra në këtë fillimviti shkollor për situatën me covid19 në të gjitha shkollat e vendit, duke u bërë thirrje të rinjve që të zbatojnë këto masa, si e vetmja mënyrë për të mos patur pasoja të pallogaritshme me transmetimin e virusit.

“Unë besoj që nëse të gjithë do të jenë në lartësinë e duhur, gjasat që nga kjo hapje e shkollave ne të kemi një goditje më shumë se sa e parashikuara, janë zero. Nëse jo, goditja do të jetë e fortë”, – paralajmëroi ai.

Rama tha se pritet të shtohen të infektuarit: “Siç ka ndodhur në të gjitha vendet, nuk ka se si të mos ndodhë në Shqipëri që me hapjen e shkollave, numrat do rriten se sidoqoftë, edhe sikur të jenë robotë, mjaftojnë disa lëvizje që janë të pashmangshme nganjëherë, që transmetimi të ndodhë”, tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2669634380021406/

Shefi i qeverisë tha se të vegjlit nuk janë të mbrojtur: “Është e vërtetë që moshat e reja, fëmijët e vegjël, janë më pak të rrezikuar nga ky virus, por është absolutisht e pavërtetë dhe këtë duhet ta fiksoni mirë në kokë që jeni plotësisht të mbrojtur. Pra, larg qoftë, rastet kur virusi ka goditur rëndë, madje ka marrë edhe jetë në këto mosha, nuk mungojnë. E gjitha varet nga disiplina, autodisiplina, për të respektuar rregullat e thjeshta”.

Aspekti tjetër, – shtoi Rama, – është që fëmijët dhe mosha juaj janë transmetues të virusit. Kjo është një sfidë e përbashkët, ku secili ka rolin e vet dhe ku mjafton njëri të gabojë për të marrë në qafë të tjerët. Janë marrë të gjitha masat për mësimin në klasa, por e gjitha varet nga faktori njerëzor.

Ky është një stres për ju, por edhe për mësuesit. Por, besoj se nëse drejtuesit e shkollave, mësuesit dhe nxënësit do të jenë në lartësinë e duhur, gjasat që të goditemi do të jenë zero, në të kundërt numrat do të rriten”.

“Virusi nuk ikën vetë, do kërkojë kohë derisa të dobësohet. Patjetër do kërkojë kohën e vet dhe vaksina, kështu që sipas të gjitha gjasave të paktën ky vit shkollor, do të jetë në këto kushte, pohoi Rama dhe shtoi:

“E kuptoj shumë mirë se sa e vështirë është, por kjo është një sfidë dhe sfidat janë për njerëzit. Alternativa tjetër është ta humbasësh sfidën dhe pastaj pasojat janë të pallogaritshme. Fatmirësisht nuk kemi numra katastrofikë, kemi një trend të stabilizuar por sërish ne kemi fatalitete. Numri i fataliteteve nuk është më i madh se sa ka qenë vitin e shkuar në aspektin e goditjeve vdekjeprurëse nga sëmundjet por kjo nuk do të thotë asgjë në rast se largqoftë, ky rrezik të vjen në shtëpi”, përfundoi kryeministri.

Postime të ngjashme

Gjendet në afërsi të Shëngjinit një jaht i braktisur, detajet e para

admin

Dita e dytë e grevës për gratë naftëtare, si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore

admin

Meta: Lutjet tona shkojnë për Vjenën

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...