Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Rama rikthehet pas 4 muajsh në krye të qeverisë

Nga 22 korriku deri në 18 nëntor janë plot 119 ditë mungesa për Kryeministrin Rama në drejtimin e qeverisë.

Sipas asaj që zbulohet në faqen e Kryeministrisë pas çdo mbledhjeje të qeverisë, para mbledhjes së ditës së djeshme, Kryeministri Rama e kishte drejtuar kabinetin për herë të fundit në 22 korrik.

Që nga 22 korriku deri më 18 nëntor janë plot 13 mbledhje të qeverisë që janë drejtuar nga zëvendësi i Ramës, Erion Braçe.

Përgjatë këtyre pothuajse 4 muajve që kreu i qeverisë Rama nuk ka qenë në drejtimin e mbledhje të kabinetit qeveritar, ky i fundit ka dërguar në Parlament një sërë ligjesh dhe vendimesh të një rëndësie të veçante.

Ndër më madhorët vlen të theksojmë buxhetin e shtetit, i cili u miratua në Kuvend vetëm pak ditë më parë.

Nuk ka statistika zyrtare për mungesat e një Kryeministri shqiptar në mbledhjen e qeverisë, por me shumë gjasë, kjo mospjesëmarrje e Ramës në drejtimin e qeverisë në këto 119 ditë besohet të jetë ndër më të gjatat, në mos më e gjata.

Sakaq, nuk dihet se përse ka ndodhur kjo mungesë kaq e gjatë e Kryeministrit në mbledhjet e qeverisë, pasi në publik ai në këto muaj është shfaqur vazhdimisht, pa asnjë ndërprerje.

Kjo situatë është ironizuar edhe mjeshtri Bujar Kapexhiu me një punim te Gazeta MAPO.

Pas marrjes së mandatit të dytë, Edi Rama bëri zëvendëskryeministër Erion Braçen, në vend të Senida Mesit. Që në krye, Rama i dha më shumë kompetenca Braçes, më shumë drejtori dhe agjensi për të monitoruar.

Po me kalimin e kohës, Kryeministri i la atij, edhe drejtimin e mbledhjeve të qeverisë, dhe vendimet e Këshillit të Ministrave. Shumë prej tyre, edhe ato që më parë Braçe i denonconte ose kishte kurajon të ngrinte zërin kunder, kur ishte deputet, tashmë prej muajsh, i firmos vetë.

Postime të ngjashme

Rama poston videon e veçantë nga karnavalet e Korçës

Bekim Laçi

Shembja e Teatrit, nis seanca e tretë në “Kushtetuese”

Bekim Laçi

Ndërtimet e paligjshme në bregdet/ Disa të arrestuar dhe të shpallur në kërkim në Himarë

Bekim Laçi

Eksportet drejt Maqedonisë së Veriut, rritje me mbi 700 milionë lekë

Bekim Laçi

Vaksinimi, 42,781 vaksinime deri tani për arsimtarët, mbi 25 mijë me dy doza

Bekim Laçi

Një i vdekur dhe 8 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...