Rama: Së shpejti shpallet fituesi i segmentit Milot – Balldren, me të njëjtat standarde si Thumanë-Kashar

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me përfaqësues të bizneseve mbi nismat e qeverisë për të lehtësuar shërbimet ndaj tyre.

Gjatë fjalës së Rama foli edhe për infrastrukturën në këtë qark, ndërsa bëri të ditur se për punë ditësh do të shpallet edhe fituesi i segmentit të shumë pritur Milot – Balldren.

Sipas Ramës fuqizimi shumë i madh i infrastrukturës do të sjellë rritje të turizmit.

“Për punë ditësh do të shpallet edhe fituesi i segmentit të shumëpritur Milot – Balldren dhe pas nënshkrimit të kontratës, që do të kërkojë kohën e vet, do të fillojë puna dhe me aksin e ri Milot – Balldren, i cili do të jetë katërcipërisht i njëjtë për nga pikëpamja e standardeve me Thumanë – Kashar dhe do të bashkohet poshtë me të si dhe me pjesën hyrëse të Shëngjinit”, tha Rama.

Rama shtoi se për pjesën hyrëse të Shëngjinit është përfunduar projekti dhe do të nisë puna për transformimin e saj.

“Do të fillojmë procesin për të bërë garën në mënyrë që ta transformojmë atë pjesën e hyrjes në Shëngjin, që është një gangrenë për shkak se flukset janë rritur në mënyrë të jashtëzakonshme, ndërkohë që aty është si një grykë shisheje ku ngec gjithë dynjaja, me rrugën Shëngjin – Velipojë e cila ka përfunduar dhe bëhet operative për këtë sezon dhe më të gjitha këto akse që të krijojnë mundësinë për të hyrë më brenda. Edhe ajo pjesë që kemi bërë së bashku me fondin dhe bashkinë, për Gjergj Fishtën, do të krijojmë një ofertë më cilësore, më tërheqëse dhe më bindëse për Lezhën”, tha Rama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More