Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Rama sërish thirrje naftëtarëve: Mbyllni grevën dhe do të vij tek ju menjëherë! Ndryshe s’ka bisedime!

Zhurnal Ads

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për grevistët në Ballsh. Këta të fundit pas reagimit të pak mëparshëm të kreut të qeverisë, thanë se kur të marrin diçka konkrete do dalin nga greva.

Gratë dhe naftëtarët vazhdojnë të kenë të njëjtin qëndrim. Ata thanë se paralelisht me grevën e urisë, janë të gatshëm që një grup naftëtarësh të bisedojë me kryeministrin për marrjen e pagave.

Por  përgjigjja e Ramës ishte e prerë dhe e menjëhershme: Më vjen keq po ne nuk do të ulemi dot në tavolinë pa u mbyll greva!

Rama në twitter

Miqtë e mi jo, më vjen keq po ne nuk do të ulemi dot në tavolinë pa u mbyll greva! Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush. Mbyllni grevën dhe do të vij unë tek ju, menjëherë! Ndryshe s’ka bisedime.

Edhe më herët kryeministri tha se është e pamundur të bisedohet ultimatume, ndërsa thotë se po punohet për të gjetur investitorë që të rindezin rafinerinë.

“Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria”, shkruajti Rama më herët.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Negociatat nuk hapen në dhjetor

admin

Publikohen për herë të parë fotot e ambasadës shqiptare në Paris gjatë periudhës komuniste, këto janë emrat e oficerëve të Sigurimit të Shtetit që…

S.B.

‘Do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes’-Rama poston videon nga kantieri i aeroportit të Kukësit

admin

KPA lë në fuqi vendimin e KPK, shkarkon prokurorin Shkëlzen Cena, ish-kandidat për SPAK

T E

Manastirliu i kundërvihet Bashës: Mos ngatërro shifrat e pandemisë me veprimet aritmetike

admin

Aksident me vdekje në aksin rrugor Tapizë-Thumanë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...