Agjencia Zhurnal.mk

“Rama si Milloshevici për disa miliona më shumë”. Paloka siguron banorët e Astirit: PD në qeveri do të kompensojë

Tiranë, 12 nëntor – Nënkryetari i PD, Edi Paloka sëbashku me ish-deputetët e tjerë të opozitës ndodhet në mbështetje të banorëve të Unazës së re. Në një prononcim për mediat Paloka tha se Partia Demokratike ka një marrëveshje me banorët e Unazës së Re.

“Në momentin kur ne të drejtojmë vendin, këta banorë do të kompensohen me vlerën reale të tregut për çdo dëm të bërë nga kjo qeveri. Dhunën dhe terrorin e ushtruar ndaj tyre nuk ka kompensim që mund ta dëmshpërblejë, veçse dita kur prangat të vihen në duart e Ramës dhe Veliajt. Ata po e bëjnë këtë shkatërrim, këtë dhunë dhe terror vetëm për të futur disa miliona euro më shumë në xhepat e tyre të qelbur. Projekti i Unazës është kapur në dhjetëra shkelje, falsifikime dhe akte korruptive. Ata që i kane kryer këto akte janë në krye të shtetit, kurse banorët e shkretë dhunohen, burgosen, helmohen me gaz, bashkë me fëmijët. Gjysma e tyre, ose janë në spital, ose janë në burg.” u shpreh Paloka.

A ju kanë lejuar të shkoni pranë banorëve, pasi gazetarët nuk i lejojnë.
Unë isha dëshmitar kur gazetarët u shtynë si rrugeçër e nuk u lanë të afrohen në një moment që është qetësi, jo më kur kanë hedhur gaz mbi banorët. Nuk lejohen të kalojnë as qytetarët që kanë punën apo shtëpitë aty pranë, ndërsa për përfaqësuesit e opozitës, as që bëhet fjalë, pasi trajtohemi si armiq dhe jo si e vetmja palë politike që po mbroj interesin publik.

Do të vazhdoni të qëndroni atje?
Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë, por këtu nuk jemi më në Shqipërinë e vitit 2019-të, jemi në Kosovën e pushtuar nga serbët. Ne jemi me duar, këta me të gjitha mjetet e represionit. Çfarë ndodhi në Kosovën e sulmuar nga Millosheviçi, që shqiptarët u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre, ajo po ndodh këtu. Këtu jemi ne dhe përballë kemi serbë. Kemi dashnorin e Vuçiçit që e patë që u puth me të, ju thashë erdhi këtu të sulmojë shqiptarët dhe serbët që janë në shërbim të tij. Kjo është situata.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...