Agjencia Zhurnal.mk.

Rama takohet me Zaev, ja axhenda e Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkup për Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal që do të mbahet ditën e nesërme. Top Channel ka siguruar pamjet e takimit të Ramës me homologun e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ndërsa në forum do të marrë pjesë edhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

I dërguari i Top Channel në Shkup, Muhamed Veliu raporton se forumi nesër është ndarë në tre pjesë. Fjala e 3 lidërve, diskutime me karakter ekonomik dhe ceremonia nënshkrimit të tre marrëveshjeve të reja. Zaev, Vuçiç dhe Rama do të nënshkruajnë dy memorandume dhe një marrëveshje ndërshtetërore që ka për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe thjeshtimin e formaliteteve lidhur me importin, eksportin dhe lëvizjen mallrave, bashkëpunimin mes doganave dhe autoriteteve të tjera kompetente.

Zaev, Rama dhe Vuçiç do të paraqesin një vizion politik dhe ekonomik për një rajon të integruar. Forumi Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal në Ballkanin Perëndimor do të përfshijë më shumë se 300 kompani nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria, dhe BeH, si dhe biznese tjera rajonale. Edhe në këtë takim Kosova nuk merr pjesë, sikur edhe samitet e kaluara mes Zaevit, Ramës dhe Vuçiçit.

Related posts

Opozita protestë kundër Erion Veliajt, hedhin molotovë në derën e Bashkisë

D V

PD kallëzon në SPAK kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla për “shpërdorim detyre”

Xh M

Opozita nis protestën para bashkisë Tiranë kundër Veliajt

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy