Rama takohet sot me shqiptarët e Italisë: Po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë

nga Xh M

Kryeministri Edi Rama është nisur mëngjesin e sotëm në drejtim të Italisë, në kuadër të turit në diasporë.

Takimin e parë me shqiptarët e diasporës Rama e bëri disa ditë më parë me shqiptarët e Athinës, ndërsa sot radhën e kanë shqiptarët e Italisë.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri thotë se po niset nga Rinasi për në Itali “për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë.”

“MIRËMËNGJES dhe nga Rinasi ku po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mikpresim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Gjithashtu kryeministri ka ndarë pamje nga vendi ku do tëb takohet me shqiptarët e Italisë.

Rama thotë se ka qenë kërkesa e shqiptarëve të Italisë që takimi me Ramën të zhvillohet në një pallat sporti akoma edhe më të madh se në Athinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More