Agjencia Zhurnal.mk

Rama tregon se kur do hapen kufijtë me Greqinë

Kryeministri Edi Rama foli rreth bisedës që ka pasur me homologun e tij në Greqi.

Sipas Ramës ai është dakordësuar me Mitsotakis në lidhje me strategjinë e luftës kundër Covid-19.

Rama ka njoftuar se punonjësit sezonal nuk janë trajtuar si shkelës dhe se po shihen problemet e lëvizjes së punonjësve sezonal nga Shqipëria në Greqi.

“Kam pasur një bashkëbisedim me kryeministrin Mitotakis dhe kemi biseduar për fazën dy. Kemi diskutuar rezultatet e deri këtushme, strategjinë e testimit, lehtësimin e masave procesin arsimor, planin e hapjes së sezonit por edhe specifikisht për lehtësimin e ndërveprimin në lidhje me punësimin sezonal.

Gjeta rastin ta falenderoi mikun grek për ata punonjës sezonal që mbetën matan kufirit por nuk u trajtuan si shkelës të afateve. U dakordësuam që të shohim problemin e lëvizjes së punonjësve sezonal nga Shqipëria në Greqi sipas kalendarit të fazës dy.” tha Rama.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...