Agjencia Zhurnal.mk

Rama u rekomandoi qytetarëve që fare të mos shqetësohen për deklaratën e Hameneit

Tiranë, 9 janar – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehet se nuk është befasuar nga deklarata e liderit suprem iranian Ali Hamnei, i cili Shqipërinë e shpalli për armik dhe e quajti “vend i vogël djallëzor”, që strehon armiqtë e saj.

Kryeministri Rama për Top Channel, deklaroi se Shqipëria në aleancë me SHBA-në nuk kontribuon me raketa dhe bomba por me operacione humanitare për strehimin e njerëzve të rrezikuar për jetë.

“Unë aspak nuk jam i befasuar nga deklarata. Kemi marrë veprim që i bën nder Shqipërisë që është në vazhdën e traditës shqiptare. Që është në vazhdën e një aleancë strategjike të panegociueshme me SHBA dhe nuk kemi kontribuar në këtë aleancë të madhe me raketa apo bomba, këtu kemi kontribuar në siguri, nëpërmjet operacioneve humanitare, për të mikpritur dhe hapur dyert e një grupi njerëzish që janë në rrezik për jetën nga regjimi diktatorial”, u shpreh Rama.

Kryeministri në deklaratë i qetëson qytetarët, në lidhje me sigurinë e Shqipërisë, duke theksuar se SHBA-ja është shumë e përkushtuar në këtë drejtim.

“Në lidhje me sigurinë, ne kemi qenë dhe jemi në koordinim të ngushtë me SHBA-në. Gjithmonë ekziston shqetësim kur bëhet fjalë për gjendje kur shqetëson një diktaturë, veçanërisht diktatura si kjo e Iranit. Ka momente kur jo vetëm duhet të marrim por edhe të japim. U rekomandoj të gjithë shqiptarëve se nuk duhet të kenë asnjë shqetësim dhe se SHBA-ja është e përkushtuar për sigurinë e vendit tonë”, deklaroi Rama.

Ndaj deklaratës së Hameneit, reagoi edhe presidenti i Shqipërisë dhe porositi se “Shqipëria nuk është vend djallëzor, por vend demokratik, në të cilin të drejtat njerëzore janë të shenjta”.

Në vitin 2016, në Shqipëri arriti grupi i parë i njerëzve të rrezikuar nga regjimi i Iranit, në të ashtuquajturin “qyteti i muxhahedinëve” iranianë, ku janë strehuar mijëra anëtarë të grupit kryesor opozitar iranian (MEK).

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...