Rama uron Trump: Fitore e jashtëzakonshme, mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të të SHBA

nga D V

Kryeministri Edi Rama uroi sot Donald Trump, për fitoren e jashtëzakonshme në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Në një mesazh urimi në rrjete sociale, Rama u shpreh se mezi pret privilegjin e madh të punojë me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm.

“Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona. Pres me padurim privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”, shkruan Rama në mesazhin e urimit.

Ish-Presidenti Trump ka mundur zëvendëspresidenten Kamala Harris në një fitore mahnitëse, duke i dhënë atij një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Trump do të jetë presidenti i parë që do të shërbejë dy mandate jo të njëpasnjëshme – që nga koha e Grover Cleveland në 1892 – dhe vetëm i dyti në histori.

Trump u zgjodh për herë të parë president në vitin 2016, duke mposhtur ish-sekretaren e Shtetit Hillary Clinton dhe duke u zotuar për ta “Bërë Amerikën përsëri të Madhe”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More