Agjencia Zhurnal.mk

Rama vendos Shqipërinë në karantin, bllokohet gjithë vendi

Lëvizjet të jenë vetëm nga ora 05:00 – 13:00. Në orën 13:00 nis aplikimi i masave të reja shtrënguese që do të thotë ndalim total i të gjitha lëvizjeve si për mjetet ashtu dhe për këmbësorët.

Me urdhrin e djeshëm është vendosur që lëvizjet të jenë vetëm nga ora 05:00 – 13:00. Ky do të jetë në vijim edhe orari i pikave të shitjes së ushqimeve, ilaçeve apo shërbimeve bankare, si edhe orari i punës së punonjësve të administratës. Më pas nga ora 13.00, gjatë gjithë ditës së dielë, deri të hënën në orën 05.00, do të jetë gjithçka e mbyllur, në të gjitha qendrat urbane të Republikës së Shqipërisë.

Në rrugë do të jenë vetëm forcat e policisë, ushtrisë, njësive kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike. Dje kryeministri u shpreh se nuk kemi asnjë orë e jo më ditë për të humbur me edukimin e të pabindurve, të cilëve shumë shpejt do të detyrohemi t’ua kthej më me të njëjtën monedhë, jo vetëm duke i ndëshkuar me gjobat e sanksionet në fuqi po edhe duke u ndërprerë çdo lloj ndihme e shërbimi shtetëror. Thirrjet për mirëkuptimin e tyre, vijon kryeministri, po mbarojnë!

“Kjo është luftë dhe armiku nuk po largohet, por po afrohet çdo minutë! Prandaj mblidheni mendjen bashkë me mua që duhet të shtrëngojmë çdo ditë vidat e zinxhirëve mbrojtës, nëse nuk duam të na grijë si helmi mizat!” Të ngjajshme Parlamenti grek miraton masat e reja shtrënguese.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...