Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Rama video-mesazh për tërmetin e 26 nëntorit: Kanë qenë ditët e netët më të çmendura të jetës time

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar tërmetin tragjik që tronditi vendin 26 nëntorin e vitit të kaluar.

Përmes një video-mesazhi të shpërndarë në “Facebook”, kreu i qeverisë shprehet se kanë qenë ditët dhe netët me të çmendura të jetës së tij. Mirëpo, Rama thekson se se cdo krizë është një mundësi e re dhe se më e keqja është pas krahëve.

Ankthi i tij, tregon Rama ishte se sa kampe do të ngriheshin me çadra me kushtet minimale për ato që kishin ngelur pastrehë.

Ndërkohë, iu ka shprehur mirënjohjen të gjithë atyre që dhanë ndihmën e tyre të menjëhershme.

Ai sjell në vëmendje momentin kur udhëtonte drejt Durrësit dhe aty i kishte lindur ideja për të kthyer hotelet, si vende provizore për t’u strehuar familjet e prekura.

“U zgjuam natën nga tundjet e shtëpisë, Ishin tmerr. Menjëherë telefonatat. Durrësi keq. Mbërrin makina dhe nisem për në Durrës. Gjatë gjithë rrugës flisja me kë mundesha ministra, kryetar bashkisë, Laçi keq, Thumana shumë keq. Të gjithë ishim në këmbë. Nuk e kishim provuar më parë diçka të tillë në jetën tonë. I kam çuar aty në makinë në atë stres dhe në atë nxitim sms disa nga shefave të qeverive që i ndjeja më afër në atë moment. Arrij në Durrës, arritja ishte drithëruese tek rrënojat e pallatit që kishin zënë poshtë banorët. Shoh para Edisionin një ish deputetin tonë që kërkonte motrën dhe fëmijët. Tmerr. Kisha një frikë të çuditshme nga vetmia. Kanë qenë ditët dhe netët më të çmendura të jetës time. Nuk mbaja mend as datat pas dy apo tre ditësh. Ankthi ishte se sa kampe do të ngrija unë me çadra me kushtet minimale për ato që kishin ngelur pastrehë. Ju jam mirënjohës të gjithë atyre që më ndihmuan, në radhë të parë pronarëve të hoteleve, atyre që na erdhën të na ndihmojnë në kërkim shpëtimit nuk e besoja që kishte aq shumë miq Shqipëria në atë moment të zymtë. Pastaj konferenca e madhe. Jemi endur sa andej këtej në Thumanë, Laç Durrës, Tiranë etj, telefona pafund me miqtë e huaj por frika kishte kaluar dhe se gjërat po bëheshin të gjitha bashkë, po fatmirësisht arritëm që të mblidhnim mbi një miliardë në Bruksel dhe ishte një arritje shumë e madhe, ishte një mbështetje e madhe për Shqipërinë, Ishte e mrekullueshme që të gjithë shqiptarët kudo ishim u bëmë bashkë dhe më e keqja kaloi. Çdo krizë është një mundësi, e dija që duhet që këtë fatkeqësi duhet ta shndërroja në një fillim të mbarë, për mijëra familje, për ata për fëmijët e tyre, për të dalë më të fortë. Tashmë njerëzit kanë filluar që të kthehen në banesat e tyre dhe po ashtu janë ndërtuar shkollat dhe mësuesit dhe nxënësit kanë mundësi më të mira që nuk krahasohen me ato që humbën atë natë. Kanë nisur dhe pallatet e para dhe do të bëjmë lagje të reja që do të jenë të reja. Njerëzit ankohen, por unë nuk kënaqem kurrë nga puna ime. Me këtë punë kam mësuar se duhet durim, punët e mia duan shumë durim, bota i ka ngritur shumë më përpara këto që ne po i bëjmë tani ne na duhet kohë dhe punë. Nuk na mungon përkushtimi”, është shprehur Rama.

Postime të ngjashme

Tritan Kalo largohet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve: Edhe kësaj here politika arriti të përçajë mjekët

S.B.

Rama: Nxorrëm nga errësira në dritë qendrat shëndetësore

S.B.

Vaksinohet 111- vjeçarja/ Shkodër, vaksinohet gruaja që gjithë jetën ka pirë vetëm aspirina

S.B.

Kamioni shtyp për vdekje 62-vjeçari në unazën e Elbasanit

T E

Ministria e Shëndetësisë: 21 humbje jete dhe 851 raste të reja

T E

Rrëfehet 28-vjeçarja: U punësova në Tiranë në qendër masazhi, më shfrytëzuan për prostitutë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...