Agjencia Zhurnal.mk

Rama vizitë zyrtare në Greqi në 15 dhe 16 shtator/ Ja axhenda e diskutimeve

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Greqi në datat 15 dhe 16 shtator. Kjo vizitë është në kuadër të punës si kryetar i Presidencëssë OSBE-së ku pritet që të takohet me autoritetet më të larta shtetërore atje.

Siç raportohet në mediat greke, Rama do të marrë pjesë në një konferencë me temë “Evropa: Përforcimi i kohezionit në kohë të trazuara” ku do të diskutohet për menaxhimin e krizës së koronaviorusit.

Në këtë tryezë do të diskutohet edhe për krizën në Mesdheun lindor, imigracionin, politikën e jashtme dhe sfidat e mbrojtjes, sipërmarrjen, investimet dhe tregun e energjisë.

Mes shumë të ftuarve në këtë takim do të jetë kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ish-kryeministri grek Aleksis Tsipras dhe shumë personalitete të tjerë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...