Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se me votën për PS-në në 11 maj, çdo prind ka në dorë t’u japë fëmijëve të vet pasaportën e qytetarit shqiptar të Bashkimit Europian.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama përsëriti thirrjen për të votuar numrin 5 në listën e subjekteve politike që garojnë në zgjedhjet e 11 majit.
Sipas Kryeministrit, kjo është një votë që fëmijët të mos rriten si qytetarë të dorës së dytë në mes të Europës.
“Voto 5. Më thjesht një votë për mua dhe PS më 11 maj, çdo prind ka në dorë t’u japë fëmijëve të vet pasaportën e qytetarit shqiptar të Bashkimit Europian, e të mos i lerë të rriten si qytetarë të dorës së dytë në mes të Europës”, tha Rama.
KQZ ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike në fletën e votimit, nga ku rezultoi se Partia Socialiste do të ketë numrin 5, ndërsa Koalicioni për Shqipërinë Madhështore ka numrin 1.