Kryeministri Edi Rama ka bërë sot një thirrje publike për mbështetje në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar rrugën europiane të Shqipërisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Voto 5, bashkoju rrugës së fatit europian të shqiptarisë, për vete dhe për kë të do zemra”.
Mesazhi shoqërohet me simbolin e zemrës, flamurin e Bashkimit Europian dhe atë shqiptar, si dhe shenjën e dorës së hapur, që është edhe simbol i Partisë Socialiste në këto zgjedhje parlamentare, që do të mbahen më 11 maji 2025. Shenja e dorës prezanton numrin 5 që Partia Socialiste ka në fletën e votimit.