Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Rama zgjedh të marrë mandatin e deputetit në Durrës

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka vendosur që të marrë mandatin e deputetit në Qarkun e Durrësit.

Rama kandidoi më 25 prill në Vlorë dhe Durrës duke qenë i renditur në vend të 8-të në listën e kandidatëve të PS në të dy qarqet.

Sot, përmes një letre drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, kreu i PS ka zgjedhur që në Parlamentin e ri që do të konstituohet në shtator, të marrë mandatin në Qarkun e Durrësit.

PS në zgjedhjet e 25 prillit fitoi 8 mandate në Durrës dhe po aq dhe në Vlorë. Si vota preferenciale, në Durrës, Rama mori 15 871 vota. Ndërsa në Vlorë, vota preferenciale për të kryeministrin ishin 11 412.

Kreu i PS ka qenë deputet i Qarkut të Vlorës në dy mandate 2013-2017 dhe 2017-2021.

Përmes një reagimi, kryeministri Rama e lidh këtë vendim të tij me zhvillimin që Durrësi duhet të marrë gjatë mandatit të tretë qeverisës së PS-së.
“Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot, ndërkohë në mendjen time Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt”, shkruan Rama në Twitter.

Kandidatët e PS në Qarkun Durrës:

1              Milva Ekonomi 3739      

2              Alban Xhelili      2148      

3              Jurgis çyrbja       6583      

4              Klodiana Spahiu 2731    

5              Ilir Ndraxhi         3556 

6              Rrahman Rraja  7759      

7              Lefter Koka         9609      

8              Edi Rama             15871   

9              Ana Dhamo        2031

10           Artan Bitri            767

11           Keida Bejaj          493

12           Arkend Balla       2463

13           Denis Deliu         2848

14           Klementina Meçi 948

15           Erjon Meka         2228

Kandidatët e PS në Qarkun Vlorë:

1              Pranvera Resulaj 2919  

2              Anduel Tahiraj  2542      

3              Vullnet Sinaj      5759      

4              Anila Denaj        6428      

5              Niko Kuri             4409      

6              Ilir Metaj             3683      

7              Damian Gjiknuri 6009   

8              Edi Rama             11412

9              Teuta Ramaj       1738

10           Ervis Moçka        1329

11           Leonard Beqiri   966

12           Laura Ferati        1738

Postime të ngjashme

Varianti Delta, rrezikshmëria, kulmi i virusit dhe masat; Flet zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini

D V

Ministria e Arsimit publikon datat e sezonit të vjeshtës, ja kur mund të rijapin provimet nxënësit mbetës

D V

“Gati për Shqipërinë”, Rama: Eksplorojmë së bashku mundësitë e formave të bashkëpunimit me të interesuarit

D V

Raporti i DASH për klimën e biznesit, PD: Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë, ditë e mirë që SPAK të hetojë…

D V

Tërmet i fortë në Shqipëri

D V

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, rriten rastet e reja në 24 orët e fundit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...