Rama zhvillon sot mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët, kryeministri zbulon se çfarë do të diskutohet

nga Redaksia

Ditën e sotme (7 maj), kryeministri Edi Rama do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat e qeverisë dhe deputetët.

Vetë kreu i ekzekutivit e bëri me dije lajmin gjatë një postimi në rrjetin social “facebook” ku shkruan se pjesë e diskutimeve do të jetë strategjia qeverisëse, ligji, problemi i korrupsionit si dhe një nismë e re kombëtare për “Shqipërinë 2030”.

“NESËR 10:00 Live TV: PARTIA SOCIALISTE Qeverisja Ligji Korrupsioni dhe një Nismë e Re Kombëtare për SHQIPËRINË2030
Adresim për Grupin Parlamentar dhe Kabinetin Qeveritar”
, shkruan Rama.

Kujtojmë se dy ditë më parë, gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve nga Kuvendi raportoi se mbledhja do të transmetohej Live.

Të njëjtat burime i thanë Top Channel se mbledhja do te mbahet pas pushimit të Pashkëve të martën paradite, ku Rama kishte kërkuar të mos mungonte asnjë deputet.

NESËR 10:00 Live TV:PARTIA SOCIALISTE🌹Qeverisja⚙️Ligji⚖️Korrupsioni😈dhe një Nismë e Re Kombëtare për SHQIPËRINË2030🇦🇱Adresim për Grupin Parlamentar dhe Kabinetin Qeveritar

Posted by Edi Rama on Monday 6 May 2024

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More