Ramadani: Analizat fiziko-kimike të ujit në Deçan kanë dalë në kufijtë e së lejueshmes

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se në bazë të analizave të para në Deçan qytetarët nuk janë helmuar nga uji i pijshëm.

 

Ramadani ka thënë se janë marrë  mostrat e analizimit të ujit të gjashtë fshatrave të Deçanit për të parë arsyet e ankesave të qytetarëve.

“Mostrat janë dërguar për analiza fiziko-kimike dhe pasi janë bërë gati, mostrat kanë rezultuar në kufijtë e së lejueshmes në bazë të standardeve të Bashkimit Evropian. Nga analizat bakterilogjike të marra dje, brenda 24 orëve të para, në fshatrat Granaqelë dhe Gllogjan janë shfaqur disa koloni të dyshimta të baktereve koliforne për të cilat nevojitet një hulumtim laboratorik, për të parë mos ka ndonjë infektim gastroinstestinal eventual”.

I pari i IKSHPK-së thotë se për të parë rezultatet e mostrave të fshatrave  Granaqelë dhe Gllogjan duhet të pritet për disa orë.

“Për të parë rezultatet përfundimtare të këtyre fshatrave, analizat duhet parë edhe gjatë 24 apo 48 orëve të ardhshme”.

Ramadani thotë se ka edhe persona tjerë që kanë konsumuar ujë por që nuk kanë simptomat e njëjta.

Ai thotë se ka edhe banorë tjerë që kanë shfaqur shqetësime të ngjashme, e që nuk kanë konsumuar fare ujin e ujësjellësit të Deçanit.

“Analizat fiziko-kimike nuk kanë kaluar limitet e lejuara.Deri sot ne nuk kemi gjetur kontaminim të ujit. Nuk është e thënë se mund të gjenden dhe hulumtohen për atë gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme”, deklaroi tutje Naser Ramadani.Rreth 800 qytetarë të Komunës së Deçanit, që nga e shtuna kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të disa simptomave të helmimit.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj kishte deklaruar se dyshimet janë që simptomat të kenë ardhur nga uji i pijes.

Ndërkohë gjatë një vizite që iu bëri të hospitalizuarve, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nëse vërtetohet se ka pasur helmim të ujit të pijes, dhe i njëjti është bërë në mënyrë të qëllimshme, fajtorët duhet të të përballen sa më parë me drejtësinë.

Drejtori i QKMF-së “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, Selmon Berisha, ka deklaruar se gjendja shëndetësore e të gjithë pacientëve që kanë kërkuar ndihmë është e mirë dhe se janë jashtë rrezikut për jetë.

Berisha ka thënë se sot më së shumti ndihmë mjekësore kanë kërkuar fëmijët, derisa ka pasur një rënie të numrit të atyre që kërkuar shërbime mjekësore.

Related posts

Serbia nuk po e respekton marrëveshjen e Uashingtonit, anulon hapjen e ambasadës në Jerusalem

N E

Gjykata e Apelit konfirmon dënimin ndaj deputetit Todosijeviq

D V

Austria ndan edhe një milion vaksina për Ballkanin Perëndimor, Kosova ndër shtetet përfituese

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com