Ramadani: AUKUS pakti nuk do të ndikojë në marrdhëniet brenda NATOs

Shkup, 20 shtator – AUKUS pakti mes SHBA-ve, Britanisë dhe Australisë për ndërtimin e nëndetëses me energji bërthamore në Oqeanin Paqësor, e cila e hodhi nga loja Francën, nuk do të shkaktojë trazira serioze në NATO, Aleancë në të cilën është anëtare edhe Maqedonia, thonë ekspertët, transmeton Zhurnal.

 

Franca i tërhoqi ambasadorët e saj nga SHBA dhe Australia, pasi presidenti amerikan Zhosef Bajden, javën e kaluar publikoi aleancë të re për partneritet strategjik me Britaninë e Madhe dhe Australinë, që do t’i dërgojë së paku 8 nëndetësore të flotës australiane.

Me këtë marrëveshje, është shlyer marrëveshja e vlefshme 56 miliard euro për blerjen e 12 nëndetesve konvencionale dizel dhe elektriike nga “Naval Group”, e cila ndodhet në Francë.

Ismet Ramadani, kryetar i këshillit euroatlantik, për Fokus komenton se nëse nëndetëset e porositura nga pakti SHBA-BRITANI-AUSTRALI janë më kualitative, atëherë, sipas tij, kjo i tejkalon nteresat bilaterale dhe materiale të Francës.

“Franca nëse ka patur marrëveshje me Australinë për nëndetësoet për teknologjinë e lartë, ka të drejtë, por vetëm deri këtu. Gjithashtu, edhe Australia ka të drejtë të përmirësojë mbrojtjen e saj dhe ta bëjë më konkurente. Në këtë situatë, SHBA dhe Britania e Madhe janë përgjegjëse kur bëhet fjalë për përballje me Kinën e cila është në ritje”, thotë Ramadani.

Ai shton se Franca ka histori të sjelljes jostabile në korniza të NATOs, mirëpo, siç cekë, nuk duhet të besohet se ky kontest do të ndikojë në marrdhëniet në korniza të Aleancës.

“Në histori, ka patur situata kur Franca ka ditur ushtarakisht të tërhiqet, edhe pse ka ngelur aktive në pjesën politike. Gjithsesi, në momente të caktuara ushtarakisht ka treguar rezerva, që pas një kohe të kthehet. Tani nuk besoj se od të ndodhë kjo, por do të funksionojë diplomacia dhe Parisi do të kompenzohet ashtu siç duhet”, thotë Ramadani.

Kryeministri australian Scott Morisson deklaroi se tërheqja e marrëveshjes me Francën nga viti 2016 vlenë 56 miliard euro dhe është në interes të vendit të tij.

Ndërkohë, Franca e tërhoqi ambasadorin e saj në SHBA, mirëpo ka paralajmërime se Emanuel Macron do të bisedojë me Bajdenin me qëllim tejkalimin e krizës diplomatike.

Kryeministri britanez Boris Johnsson, tha se marrdhëniet me Francën ngelin të fuqishme dhe miqësore, derisa autoritetet australiane dhe franceze thonë se hidhërimi i Parisit nuk do t’i rrënojë negociatat për marrëveshje për tregëti të lirë mes Australisë dhe BE-së.//Zhurnal.mk

Related posts

Bdi Gostivar: Mashtrimeve të Taravarit u vjen fundi

Redaksia

Bexheti: S’merren me gënjeshtra, premtoj punë që realizohen (Video)

D V

Ruçi uron homologun e Maqedonisë së Veriut në ditën e pavarësisë: Jemi partnerë të ngushtë në NATO dhe në pritje të mbajtjes së Tryezës së Parë Ndërqeveritare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More