Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ramadani: Kosova e përgatitur për valën e dytë, në dimër nis vaksinimi për gripin sezonal

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka thënë se Kosova është e përgatitur për një valë të dytë ose tretë të pandemisë COVID-19, që sipas tij është paralajmëruar nga tetori.

Ramadani gjatë një vizite në Shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë, ka folur për paralajmërimin e eksperteve shëndetësor për një valë të dytë të pandemisë COVID-19 nga vjeshta, raporton Zeri.info

Sipas tij kjo vala e dytë mund të jetë e rëndë për shkak se përveç virusit COVID-19, në sezonin e vjeshtës qarkullojnë disa lloje të gripave tjerë sezonal që mund të rendojnë gjendjen shëndetësore të personave me sëmundje kronike dhe të moshuarve.

“Sipas shumë skenarëve, po përmendi vetëm dy që janë të sigurta, e para është qe mund të përzihen dy lloje të viruseve, virusi aktual pandemik COVID-19 dhe virusi tjetër i gripit, por në sezonin e vjeshtës ka një përzierje të viruseve të cilët edhe mund të përkeqësojnë gjendjen edhe ashtu të renduar të personave me sëmundje kronike dhe personave të moshuar”, ka thënë Ramadani.

Kreu i IKSHPK-së, ka thënë se nga dimri do të nis vaksinimi i popullatës në Kosovë për gripin sezonal dhe pret që shumë shpejt të dal vaksina edhe për COVID-19, ku siç ka thënë ai Kosova është ndër vendet me prioritet për vaksinim në rast të një vaksine.

Ne Shpresojmë që në fillim të sezonit dimëror të vaksinohen së pari popullata e ndishme sipas indikacioneve epidemiologjike për gripin sezonal dhe së dyti së shpejti pritet të dal vaksina COVID-19 dhe Kosova është ndër vendet me prioritet që mund t’i ofrohet vaksina dhe ne kemi bërë planin për vaksinim të popullatës me vaksinën për COVID-19 së bashku me vaksinën e gripit sezonal”, ka thënë Ramandani.

Postime të ngjashme

Policia me masa të ashpra për të parandaluar përhapjen e pandemisë

N E

Vjosa Osmani për ‘The Irish Times’: Kosova synon të padisë Serbinë për gjenocid

N E

BE: Dialogu duhet të jetë prioriteti më i rëndësishëm i Kosovës

N E

14 të vdekur nga coronavirusi dhe 701 raste pozitive për 24 orë

S.B.

Kosnett dhe ministri Mehaj: Të intensifikohet bashkëpunimi në mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

S.B.

Kurti ua shpalos programin shefave të BE-së, Szunyog: Do ta përkrahim qeverinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...