Ramadani: Ky barazim ka shijen e humbjes, duhet marrim përgjegjësi dhe të vazhdojmë përpara

Është zhvilluar edhe xhiro e katërt në BKT Superligën e Kosovës, por që Prishtina ka mbetur ende pa fitore.

Në derbin e kësaj xhiro të zhvilluar ndaj Gjilanit në kryeqytet, dy skuadrat kanë ndarë pikët pasi kanë luajtur baras 1-1. Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka thënë se këtë takim e llogaritë si të humbur, duke marrë parasysh faktorët e ndeshjes, që ishin në epërsi dhe kishin epërsi numërike në fushë.

“Këtë ndeshje e llogarisë si të humbur, duke i marrë parasysh faktorët, avantazhi, një lojtar më tepër dhe eksperienca më e madhe që kemi lirisht mund të them që ky barazim është si një humbje. Nuk ja fali vetës, nuk ja fali askujt, ishte një barazim i rëndë”, tha Ramadani.

“Gjithsesi duhet të marrim përgjegjësi dhe të vazhdojmë përpara. Ekipi është ndryshe nga tri takimet e para, tani me kthimin e Mankendas dhe Abazit po tregojmë një fytyrë tjetër nga ndeshjet e kaluara”, deklaroi Ramadani.

Tutje trajneri i Prishtinës foli edhe për golat që skuadrat e tij kryesisht po i shënon nga ndërprerjet, derisa ka thënë se ndryshimet e shumta që janë bërë kanë ndikuar në lojën e tyre.

“Disa kanë qenë të planifikuara, disa jo. Duhet të jemi më këmbëngulës, ndonjëherë edhe të tregohemi egoizëm, në qoftë se do të ishim egoist sot do të fitonim”.

“Nuk ka lodhje, edhe me Ballkanin edhe me Gjilanin kishim një avantazh në lojë. Përgatitja fizike është evidente, ndoshta na mungon qetësia dhe komponimi më i mirë në fazën e sulmit”, tha Ramadani.

Krejt në fund trajneri shkupjan i kampionit në fuqi të Kosovës foli edhe për transferimin e ri të Prishtinës, Besart Berishën.

“Besarti dhe karriera e tij dihet nga të gjithë. Asnjë gjë më tepër nuk dua të shtojë, nuk e kemi aspak mendjen tek ai aktualisht”.

“Gjithçka varet nga gjendja fizike, ai akoma nuk është në Kosovë. Do të presim të vijë dhe më pas e marrim një vendim”, tha Ramadani pas ndeshjes. 

Related posts

Drilon Ibrahimi theu rekordin shtetëror edhe pse gara për të në Lojërat Olimpike përfundoi

D V

Napoli i ‘çmendur’ këtë sezon – pesë ndeshje, pesë fitore për vendin e parë në Serie A

D V

Statistikat e Ancelottit ndaj Interit: Trajneri i Realit do ta zhvillojë përballjen e 33-të me Nerazzurrët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More