Ramadani: Orientimi i vendit duhet të jetë në BE

nga Xh M

Shkup, 9 nëntor – Eurointegrimet e vendit mbeten një temë kyçe në diskursin publik dhe politik, duke qenë faktor përcaktues për të ardhmen e vendit. Ismet Ramadani thotë se parimet e BE-së janë të qarta, çdo shtet duhet të përmbushë reformat dhe detyrimet e veta për të hyrë në rrugën e anëtarësimit. Shqipëria ka treguar një përgatitje të jashtëzakonshme, që në bisedimet e mëtejshme do të mund të përballojnë çdo sfidë, ndërsa vendi nuk po ec me ritmin e duhur dhe mungon angazhim për ta përshpejtuar këtë proces.

“Ne nuk po pranojmë të hyjmë në atë vend ku çdo javë do të takoheshim me përfaqësues të shteteve të BE-së, ekspertë të ndryshëm, të lëmive të ndryshme dhe në një mënyrë me një protektim, qoftë në përkrahje me eksperteve në aspektin e politikës, diplomacisë të ecim më shpejt, në hapjen e këtij kapitulli dhe vazhdimin e kapitujve tjerë. Plus hapja e fondeve, menjëherë qytetari do ti ndjejë ato grantet e ndryshme financiare dhe krejt këto janë punë që na mbajnë peng. Shqipëria do të ec shumë shpejt sepse kanë edhe njohuri, ka edhe ekip jashtëzakonisht të përgatitur për bisedime.”, tha analisti politik Ismet Ramadani.

Ramadani: Politikanët shqiptarë do të marrin vendimet e duhura

Ramadani shton se në Maqedoninë e Veriut, propaganda politike maqedonase shpesh ka ndikuar negativisht, duke penguar progresin e vendit dhe duke ndikuar në marrëdhëniet e brendshme ndëretnike. Megjithatë, Ramadani shpreh besimin se përfaqësuesit politikë shqiptarë do të marrin vendimet e duhura për të ruajtur orientimin euroatlantik të vendit.

“Unë mendoj se në momentin e fundit politikanët shqiptarë edhe këta që janë në qeveri do ta luajnë rolin e tyre dhe vendimin e tyre sepse nëse ua lejojnë këtë aventurë, largimin nga BE, afrimin me politikat serbe e politikat e lindjes. Prandaj jam i bindur se nuk do ta lejojnë këtë. Sa i përket konsensusit se kah do të shkojmë e kemi çysh në vitet e 90-ta, mirëpo në momentet kur duhet të sillen vendimet kruciale, vendimtarë për shtetin ne aty ndahemi, në fakt ndahet pala maqedonase në dy pjesë, VMRO DPMNE me koalicionet e veta dhe LSDM me koalicionet e veta. Dhe kjo ndarje për fat të keq ka ndodh për shkak të ndikimeve nga jashtë.”, tha Ramadani.

Ramadani nënvizon se kjo është një trashëgimi që duhet ruajtur dhe mbrojtur, pasi largimi nga kjo rrugë do të kishte pasoja të mëdha për të ardhmen e vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More