Agjencia Zhurnal.mk
Opinion Ramazani

Ramazani, shkollë edukimi

Dr.Kujtim Kasami

Sa herë vjen muaji i ramazanit secili besimtar bën përgaditjen e duhur në mënyrën e vet dhe mundohet të vjeli nga mirësitë e këtij të bekuari sa më shumë, e sa më tepër.
Muaji i shenjtë, që është edhe muaji i agjërimit, poashtu edhe muaji i kuranit dhe si muaj shumëdimensional, ofron shumë oferta për çdonjërin nga ne.
Çështja për të cilën përpiqem të shkruaj sot është ajo që na mundon më së shumti, të bëj një ndërlidhje në mes të muajit të ramazanit dhe shkollës së edukimit.
Jemi të njoftuar nga lexime të ndryshme se edukimi nuk është një proces i lehtë dhe që arrihet shpejt.
Edukimi është proces i ndërlikuar, gjithëpërfshirës, ndërveprues nga shumë faktor dhe si i këtillë kërkon qasje shumë serioze, shumëdimensionale dhe multifaktoriale.
Individi i paedukuar është i ngjajshëm si një individ i mbetur në udhëkryq dhe pa informacion për kahjen e duhur kah duhet të orientohet.
Në kohën e modernitetit individi nuk vuan nga informacionet sepse ato janë të tepruara por nga mos qasja e edukimit serioz dhe vetëdiciplinës. Shkolla e edukimit nuk synon edukatën sipërfaqësore dhe syfaqësore, por një edukatë të thellë, rrënjësore që buron nga brenda individi, pra nga shpirti i tij që ka ndikim të fuqishëm edhe në trupin apo fizikun e tij.
Muaji i Ramazanit është mundësi shumë e mirë për të edukuar besimtarët e kësaj feje madhështore për të respektuar normat e fesë, sepse kemi shumë njerëz të  kohës në të cilën jetojmë dhe përballemi me shumë sfida e telashe, të cilët marrin guximin për të gjykuar dhe vendosur në emër të fesë pa e njohur për fenë dhe metodologjinë e nxjerrjes së dispozitave dhe normave fetare. Këtë e bëjnë ndoshta edhe me krenari për të treguar dhe mësuar njerëzit e tjerë me pak ose aspak njohuri që kanë për çështjes e fesë. Kjo padyshim që, paraqet një tendencë të rrezikshme bashkëkohore, dhe nëse ia shtojmë këtë edhe mundësinë e përhapjes së informacionit dhe zhvillimin e teknologjisë që janë sot si mundësi në botën globale për shpërndarjen e informacioneve dhe diturive të vërteta apo të trilluara.
Shefik el Belhiju (i njohur si shërues i zemrave) një ditë i thotë nxënësit të tij – Hatem el Esamit: “Çka ke mësuar nga unë gjatë tridhjetë viteve?”
Hatem el Esami i thotë: “Kam mësuar gjashtë gjëra”:
E para: Kam parë njerëzit se ankohen dhe brengosen për çështjen e rizkut, ndërsa secili prej tyre është lakmues në atë që 
është te tjetri, e nuk e sheh se çka ka në vete. Ndërsa unë i jam mbështetur Allahut, duke u bazuar në fjalën e Tij: “Dhe nuk ka 
gjallesë në tokë e që nuk e ka rizkun prej Allahut”, sepse unë jam prej gjallesave dhe nuk e kam lodhur zemrën dhe mendjen 
time në atë që përkujdeset i Fuqishmi e i Forti.
– Shefiku i thotë: “Shumë mirë”.
E dyta: Kam parë se çdo njeri e ka nga një shok, të cilit ia shpalosë të fshehtat e tij dhe ankohet te ai, mirëpo asnjëri prej 
tyre nuk i mbulon sekretet dhe nuk i largon ndeshjet e kadereve, fatkeqësive. Ndërsa unë shok timin e kam bërë veprën e mirë, 
që të jetë mbrojtje në Ditën e Llogarisë, e cila më përforcon para Allahut të Lartmadhëruar dhe më ndihmon për ta kaluar urën e siratit.
Shefiku i thotë: “Shumë mirë”.
E treta: Kam parë se çdo njeri ka armik. E kam vështruar se ai, i cili përgojon nuk është armiku im; as ai, i cili më bën padrejtësi; madje as ai, i cili më bënë keq, sepse ata m’i dhurojnë të mira 
(shpërblime) e m’i marrin të këqijat e mia. Armik imi është ai, i cili më largon nga dëgjueshmëria e Allahut dhe më qon në 
mëkate. E ai është Iblisi, epshi dhe dynjaja. Këto i kam konsideruar armiq, prandaj jam ruajtur prej tyre.
– Shefiku i thotë: “Shumë mirë”.
E katërta: Kam parë se çdo gjallesë kërkohet që ta japë jetën. E kërkues i shpirtit është Melekulmeuti (meleku i vdekjes) dhe e kam përgatitur vetën 
që kur të takohem me të, të shkoj pa kurrfarë pengese.
– Shefiku i thotë: “Shumë mirë”.
E pesta: Kam parë njerëz që e donë njëri-tjetrin dhe që e urrejnë njëri-tjetrin. E kam vërtetuar se i dashuri nuk posedon asgjë nga i dashuruari. E për këtë arsye e kam hulumtuar shkakun e dashurisë e të urrejtjes dhe e kam zbuluar se ai shkak është trupi. Për këtë arsye e kam distancuar trupin dhe e kam larguar 
prej epsheve dhe dëshirave. E i kam dashur të gjithë njerëzit dhe nuk jam kënaqur me ta, pos me atë që do të kisha qenë i kënaqur me veten time.
– Shefiku i thotë: “Shumë mirë”.
E gjashta : E kam parë se çdo vendbanues do ta lë vendin e tij, e përfundimi i çdo banuesi është te varri. E jam përgatitur, me 
aq sa kam pasur mundësi, për të bërë vepra, të cilat më sjellin te ai vendbanim i ri, ku pas atij vendbanimi nuk ka asgjë tjetër pos xhenetit ose xhehenemit.
Në fund Shefiku i thotë: Kjo të mjafton dhe kështu vazhdo deri në fund në çastin e vdekjes. 

Shtrohet pyetja: a ka mundësi më të mirë se muaji i ramazanit i cili me plotkuptimin e fjalës paraqet këtë mundësi, këtë shkollë që edukon fëmijun, të riun, gruan, burrin, të moshuarin, nevojtarin, individin e mirë por edhe të keqin në çdo syfyr, në çdo iftar për plot një muaj hënor, 29 ose 30 ditë.
Pra, le të fillojmë të marrim edukatën e duhur nga ky muaj i bekuar!

Postime të ngjashme

Kush bën ligjin në një shoqëri demokratike

Z H

QUO VADIS MAQEDONIA?!

Z H

Besimi: 5% rritje të normës së BPV-së – investime të reja dhe borxh publik stabil

R Zh

A do ta legjitimojë EU fitoren e Ramës?

Z H

Medai Shaholli / Përse gënjen Ali Ahmeti?

R Zh

Dyzet ditë zie për vëllain tim, Luranin

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...