Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Ramë Lahaj vazhdon performancat nëpër vende të ndryshme, kësaj radhe ngjitet në skenën e ‘Royal Opera House’ në Londër

Ai është njëri ndër artistët shqiptarë që po korrë suksese të mëdha edhe në arenën ndërkombëtare.

Fjala është për tenorin me prejardhje nga Istogu, Ramë Lahaj, që thuajse mjaft shpesh komentohet për të arriturat në fushën e tij.

Së fundmi, tenori i njohur do të ngjitet në skenën e ‘Royal Opera House’ në Londër të Anglisë.

Ramë Lahaj (Foto: Instagram)

Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi të shpërndarë me fansat në InstaStory.

“Nga 25 qershori, tenori jashtëzakonisht i talentuar Ramë Lahaj do të ngjitet në skenën kryesore si Rodolfo në La Boheme në Royal Opera House”, thuhet në një shkrim të publikuar.

Rama ka nisur performancat nëpër vende të ndryshme të botës që pas lirimit të masave me COVID-19, marrë parasysh që shumë prej vendeve kanë përfunduar vaksinimin.

Ai pak muaj më parë qëndroi edhe në trojet shqiptare, duke përcjellë disa prej aktiviteteve që kishte në Kosovë e Shqipëri e po ashtu edhe për të kaluar kohë me familjen.

Postime të ngjashme

U largua nga ‘Portokallia’, Lei Kraja tregon arsyet

D V

I shkroi gabimisht në Instagram, Shkurte Gashi zbulon se si nisi lidhja e dashurisë me Albert Limanin

D V

Erkand Qerimaj del i pari në baterinë B me 338 kilogramëve në dygarësh për peshën 81 kilogramë

D V

A e ngacmojnë vajzat Ledrin? Kjo është përgjigjja epike e Sarës

D V

Zaimina Vasjari la anash muzikën emërohet në postin e rëndësishëm të sektorit publik

D V

“Kiss my A**”, Vesa Smolica pozon me të pasme të kthyera nga kamera

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...