Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Ramush Haradinaj kërkon të mos bëhen spektakle mediale me dosjet e Speciales, por t’iu dorëzohen organeve të drejtësisë

Zhurnal Ads

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se me shumë shqetësim po ndjek spektaklin dashakeq të Dosjeve që po e krijon padrejtësisht përshtypjen se Kosova është rreshtuar në anën e kundërt të drejtësisë.

Sipas Haradinajt, zhvillimet e fundit rreth kësaj teme, nuk i ndihmojnë Kosovës, të vërtetës së saj, dhe drejtësisë vendore e ndërkombëtare.

“Kushdo që hasë në dokumente sensitive të hetuesisë e gjykatave, duhet menjëherë t’ia dorëzojë institucioneve përgjegjëse, e jo të ushqejë vazhdimin e spektakleve mediatike që dëmtojnë zhvillimin e drejtësisë dhe zbatimin e ligjit për të gjithë. Kosova si viktimë përballë agresorit, UÇK-ja, dhe populli i Kosovës janë angazhuar gjithmonë për t’u pozicionuar në anën e drejtësisë, të vërtetës, dhe të drejtës ndërkombëtare. Kështu do të mbetet gjithmonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Masat antiCOVID-19, Ambasada e Kosovës në Gjermani me njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët

S.B.

Nesër, për të shtatën herë tentohet votimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

admin

Më 25 janar në Shkup do të mbahet mbledhje e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe RMV-së

Z H

Vdekje e dyshimtë në Suharekë

admin

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunë në familje

admin

Miratohen disa projekt-ligje nga Qeveria e Kosovës

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...