Agjencia Zhurnal.mk

Ramush Tahiri: Pse Albin Kurti nuk po e bën Qeverinë kur po thotë se është afër marrëveshjes?

Prishtinë, 14 janar – Zhurnal.mk – Njohësi i çështjeve politike Ramush Tahiri në një prononcim për “Gazeta Blic” thotë se Vetëvendosje e ka për obligim me e formu Qeverinë.

Tahiri thekson se është brengosëse se si Albin Kurti nuk po e pranon detyrën dhe si po i duken 15 ditë pak, kur ai deklaron se janë afër marrëveshjes me LDK-në.

“Vetëvendosja e ka për obligim me e thirr LDK-në edhe të gjitha partitë e tjera për me ba 61 vota. Ajo e ka për obligim me e qu emrin tek Presidenti në mënyrë që të dekretohet nominimi i mandatarit. Vetëvendosje nuk mundet me bisedu pa pas letër nga Presidenti sepse nuk ka procedurë tjetër të caktimit të mandatarit për me nis bisedimet . Për mua është brengosëse pse Albin kurti nuk po e pranon detyrën dhe pse po i duken 15 ditë pak kur ai po deklarohet , në letrën dërguar Thaçit, se shumë shpejt do ta bëjnë koalicionin . Po bëhet një retorikë dhe një lojë . Qeveria duhet të bëhet dhe përgjegjësia është e Vetëvendosjes , ose e bën ose e dorzon mandatin” ka thënë Tahiri për “Gazeta Blic“.

Tahiri kritikoi edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për mungesë të informimit të opinionit publik rreth ofertave të VV-së.

“Vetëvendosje e ka rolin kushtetues për të marrë iniciativën për të formuar Qeverinë dhe ajo është përcaktu që Qeverinë ta formojë me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe jo me parti të tjera. Lidhja Demokratike ka deklaruar se pret ofertë nga VV-ja dhe do ta shqyrtojë si dhe ka thënë që çdo propozim do ta shqyrtojë në Kryesi ose Këshill të Përgjithshëm. Por ajo që më habit është se kur po vjen dokumenti nuk po del në opinion për tu parë se çfarë përmban.”Edhe pse janë zhvilluar 8 takime ndërmjet kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe kryetarit të VV-Albin Kurti marrëveshje ende duket shumë larg.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ambasadori amerikan Philip Kosnett dhe ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker kanë qëndruar në zyrat e LDK-së.Ky i fundit ditën e sotme ka patur edhe një takim me kryetarin e VV-së Albin Kurti.

Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje të dy partive që të formojnë sa më shpejtë Qeverinë dhe institucionet

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...