Agjencia Zhurnal.mk

Ramush Tahiri tregon mënyrat se si mund të rrëzohet Qeveria Haradinaj

Prej kohësh opozita paralajmëroi mocion votëbesimi për qeverinë Haradinaj.

Por, mungesa e votave bëri që kjo çështje të heshtej.

E tani opozita është riaktivizuar, duke thënë se së shpejti në Kuvend do ta sjellin mocionin për rrëzimin e qeverisë.

Së fundmi, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se po mbajnë takime me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se janë në bisedime edhe me PSD-në për mocionin.

Lidhur me këtë, politologu Ramush Tahiri, ka thënë se qeveria Haradinaj mund të rrëzohet edhe përmes dy mënyrave tjera, përpos mocionit.

“Qeveria Haradinaj rrëzohet nëse jep dorëheqje Kryeministri, nëse votohet mocion mosbesimi ne Kuvend më së paku 61 vota dhe nëse Kuvendi me dy të tretat e votave e shpërndan vetveten dhe e çon vendin në zgjedhjen e jashtëzakonshme”, është shprehur ai.

Sipas Tahirit, që të largohet qeveria duhet të bëhet nisma me 40 nënshkrimet e deputetëve dhe që të dërgohet mocioni, duhet të jenë 61 nënshkrime.

“Me u heq Qeveria Haradinaj me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës duhet të merret një nismë parlamentare e të procedohet me më së paku 40 nënshkrime. Tash kaq nënshkrime ka më shumë se një vjet janë mbledhur nga LDK, VV, dhe tash PSD mirë nuk janë dorëzuar në Kryesi të Parlamentit me arsyetim se duhet të mblidhen së paku 61 nënshkrime për me qenë të sigurt se mocioni votëbesohet”, ka shpjeguar politologu Tahiri.

Ai thotë se nënshkrimet e mbledhura mund edhe të hiqen në seancë apo të mos votojnë, andaj opozita duhet t’i marrë votat e Listës Serbe ose nga PDK që ta rrëzojë Qeverinë.

“Ky qëndrim faktikisht e bën të pamundshme rrëzimin e Qeverisë sepse edhe po të ndodhë nënshkrimet mund të tërhiqen në seancë plenare ose të mos votojnë. Opozita e tashme duhet të marrë vota nga Lista Serbe ose nga PDK për t’i bërë 61 vota”, ka deklaruar Ramush Tahiri

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...