Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

“Range Roveri-” i Bardhok Pllanaj i bërë shosh nga breshëria e armëve, në trup iu gjetën 30 plumba

Detaje të reja mësohen nga ekzekutimi i Bardhok Pllanajt në Shkodër mbrëmjen e kaluar.

Burime nga morgu i Shkodrës thonë se Bardhok Pllanajt i janë gjetur në trup 30 plumba, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 40 gëzhoja.

Autorët e qëlluan nga një mjet “Passat” me targa italiane, ku u gjetën brenda edhe dy armë. Ata e kanë ndjekur viktimën për 150 metra, ku në të njëjtën kohë e qëllonin.

Pista kryesore që grupi hetimor ka është e shkuara e errët e Bardhok Pllanajt.


Kush është Bardhok Planaj?

Bardhok Planaj, njihet si një biznesmen me reputacion në qytetin verior dhe me lidhje të forta politike. Në shkurt të vitit 2020, ishte një nga të piketuarit e OFL që iu është dërguar formulari. Planaj, i cili ishte banues në Koplik, Shkodër, rezulton se ka qenë i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore.

Ai u arrestua në 2018 pasi kishte një pallat 10-katësh, që 44-vjeçari e kishte ndërtuar pa lejen e organeve kompetente në lagjen “Dobraç”.

Emri i Planajt u lakua për herë të parë në vitin 2014, gjatë operacionit policor “Laguna e Vilunit”, ku u sekuestruan gati një ton hashash. Shtatë persona u arrestuan, por Planaj arriti t’i shmangej kapjes.

Sipas Partisë Demokratike në atë kohë, për t’iu shpëtuar prangave, trafikanti u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku, por ky i fundit mohoi akuzat. Sipas burimeve policore, Gjykata e Krimeve të Rënda kishte vendosur për Planajn masën e “arrestit me burg” për trafik narkotikësh, edhe në maj të vitit 2017, por në rrethana të paqarta rezulton që kjo masë të jetë shuar 2 muaj më vonë.

Makina e autorëve

Postime të ngjashme

Aksident trafiku, rrokulliset kamioni në afërsi të Strazhës

R Zh

Ky është shoferi i kamionit nga RMV, ku u sekuestruan 300 kg kokainë në Durrës

Dafina Vidishiqi

Arrestohet një person në Manastir, kapet me lëndë narkotike

Dafina Vidishiqi

Kapet 300 kg kokainë në Portin e Durrësit, gjendet në kamionin e një shtetasi nga Maqedonia e Veriut

Dafina Vidishiqi

Shtip, gjendet i vdekur një 38-vjeçar

R Zh

Një qytetar i Dibrës është plagosur me armë zjarri

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...