Shkup, 24 shtator – Zhurnal.mk – Pak para fjalës përfundimtare, prokurorja Fatime Fetai ka hequr dorë nga akuza kundër tre të akuzuarve në lëndën “Dhuna në Qendër”, informon Zhurnal.
Këshilltarja e atëhershme, Daniella Rangellova, Borçe Bogdanovski dhe Millan Andonovski janë liruar nga akuza.
Të akuzuar tani ngelin vetëm Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Aleksandar Trajkovski dhe disa të tjerë të cilët duhet të përgjigjen për dhunë.
Në seancën e sotme, fjalë përfundimtare do të kenë Prokuroria dhe pastaj të akuzuarit dhe avokatët e tyre.//Zhurnal.mk