Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Rangellova: Emri i ri i shtetit është fakt, nëse e shmangim nuk do të bëhemi më tepër maqedonas

Shkup, 4 janar – Zhurnal.mk – Ish deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova, së fundmi ka ulur tonet ndaj LSDM-së dhe madje po i përkrahë ato në disa çështje, informon Zhurnal.

Siç shprehet ajo sot në emisionin “brifingu i mëngjesit”, LSDM i ka përmirësuar raportet me Bashkimin Ndërkombëtar, kanë hapur perspektiva, u bëmë pjesë e NATO-s dhe këto sipas saj, janë hapa të mëdha të realizuara.

Ajo thekson se në situatën e tanishme qytetarët nuk shohin perspektivë në opozitë dhe tha se nevojitet model i ri zgjedhor me lista të hapura.

“Opozita nga ana tjetër nuk është korrektuesi më i mirë i pushtetit – kritikojnë ndërsa nuk ofrojnë opsion. Në situatë të tillë qytetarët nuk shohin perspektivë në opozitë. Duhet të ketë lista të hapura për zgjedhjet dhe qytetarët vet të vendosin për kë të votojnë. Nëse ka cenzus më të vogël, do të ketë më tepër parti politike të cilat do të përfshihen në disa sektore, pjesë të shoqërisë dhe qytetarët do të mund të vendosin për cilin me të vërtetë të votojnë”, tha Rangellova.

Duke folur për emrin kushtetues, Rangellova potencon se ikja nga përdorimi i emrit Republika e Maqedonisë së Veriut nuk do ta bëjë popullin maqedonas më tepër maqedonas dhe se ajo emrin e ri e ka përdorur që nga foltorja e Kuvendit.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është emri ynë zyrtar. Në Kuvend gjithnjë kam thënë Republika e Maqedonisë së Veriut, dhe ne nuk mund të gënjejmë se nuk jemi Maqedonia e Veriut, kjo është njejtë nëse themi se jashtë është me vranësira, kjo është fakt. Shmangja e përdorimit të termit nuk do të na bëjë më tepër maqedonas, kjo është fakt”, thotë Rangellova.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Kuvendi nuk punon me kapacitet të plotë, por të hollat për shpenzimet rrugore harxhohen pa masë!

Z H

MPPS: Prej nesër fillon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale, e fëmijëve dhe civile

Z H

Shoferët grek të kamionëve paralajmërojnë bllokimin e kufirit Greqi – Maqedoni

Z H

LSDM po e ndryshon emrin, por çfarë pati deklaruar Kostadinov për Zhurnal para dy viteve?

Z H

Osmani: Shoqatat qytetare të reagojnë që në regjistrim të figurojë edhe grafa etnike bullgare

Z H

Vazhdon gjykimi për financimin e paligjshëm të organizatës joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...