Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Rangellova: Tani lirisht mund të përballem me Mickoskin dhe “kompaninë”

Shkup, 24 shtator, zhurnal.mk – Ish deputetja Daniella Rangellova ka adresuar disa mesazhe drejt bashkëpariakëve dhe udhëheqësisë aktuale të VMRO-DPMNE-së, pas vendimit të prokurores Fatime Fetai për tërheqjen e akuzës ndaj Rangellovskës dhe dy të akuzuarve tjerë në rastin “Shuplakat në Qendër”.

“Tani e kam më lehtë, pasi tani mundem më lehtë t`ua kthej të gjithëve që më sulmuan. Po të mos isha në këtë akt padi, do të veproja shumë më lehtë në periudhën e kaluar, sepse isha e akuzuar se po bëja pazar. Tani e kam dëshmuar pafajësinë dhe mundem lirisht verbalisht të konfrontohem me ata që më akuzuan”, pohoi Rangellova.

Rangellovska ka ftuar në duel televiziv liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Më vjen keq që na u deshën katër vjet për t`u dëshmuar, por me këto argumente tani vërtetohet e kundërtën e asaj që pretendonte Mickoski dhe ‘kompania’, dhe tani personalisht mund të llogaris për një duel, nëse ai mendon se duhet të dalë me mua në duel…ndoshta ndihet i fyer që duhet të dalë në duel me një ish-zyrtar të partisë, por duke pasur parasysh përvojën time në parti, do të doja që ballë për ballë të shohim kush po punon për këtë qeveri, ne apo ai”, ka shkruar mes tjerash Rangellova.

Postime të ngjashme

Punësime në Gjevgjeli, Dellçevë dhe Berovë të maqedonasve të deklaruar si shqiptarë?

Dafina Vidishiqi

Fadil Zendeli ia then bastionin ASh-së, Gostivari radhit pas Zendelit

Dafina Vidishiqi

Azem Sadiku nga PDSH do të rikandidojë për kryetar të Komunës së Studeniçanit

R Zh

Dokumentet personale, MPB azhuron sistemin, vonesa deri të martën

Dafina Vidishiqi

Ruzhin: Makron dhe Merkel mund ta zgjedhin problemin mes RMV-së dhe Bullgarisë

R Zh

Lëvizja BESA vazhdon ristrukturimin, sonte u themeluan nëndegët e fshatit Çajlë dhe Forinë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...