Shkup, 11 shtator – Zhurnal.mk – Republika e Maqedonisë së Veriut tani është anëtare e NATO-s dhe ka marë ftesë për fillim të negociatave për inkuadrim në BE, që do të nxitë investime më të mëdha të huaja dhe zhvillim ekonomik, thuhet në Raportin për klimën investuese të publikuar nga Stejt Departmenti i SHBA-ve, shkruan Zhurnal.
Përparësi kyçe për klimën e përmirësuar të biznesit janë:
-Kornizë ligjore për investime në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe trajtim të barabartë të investitorëve vendas dhe të huaj
-Kornizë më të qartë rregullatore për investitorë të mëdhenj të huaj të cilët punojnë në zonat e zhvilluara tregtare – ZTIZH.
Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe marja e ftesës për fillim të negociatave për anëtarësim në BE do të rritë zhvillimin ekonomik në vend.
Tërheqja e investimeve direkte të huaja është një nga shtyllat kryesore të Qeverisë për rritje ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Si rezultat i harxhimeve të konkurencës për fuqinë punëtore, tatimet e ulëta, afërsia e prodhuesve evropian të veturave dhe ndihma qeveritare, numër i madh i kompanive amerikane punojnë në Maqedoni të Veriut.
Kriza sociale dhe ekonomike e shkaktuar nga Covid 19 ndjeshëm ka ndikuar në rritjen e ekonomisë maqedonase, shkruan Zhurnal.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka ndërmarë masa dhe aktivitete për rritje stabile ekonomike dhe projekte të duhura se deri në fund të vitit do të ketë stabilitet të parametrave ekonomike në vend.
Përskaj ministrave qeveritar, kontribut të rëndësishëm në promovimin e Maqedonisë së Veriut si destinacion për investim ka edhe Agjencia për investime të huaja dhe promovim të eksportit, https://investnorthmacedoina.gov.mk , si institucion primar qeveritar e angazhuar për lehtësimin e investimeve të huaja. Ajo direkisht punon me investitorë potencial të huaj dhe jep sqarime të detajuara dhe udhëzime për regjistrimin e biznesit në Maqedoni të Veriut. Me ndihmë të analizës së tyre për industritë dhe sektoret potenciale për investim dhe informatat për rregullatorët afariste së bashku me raportet për tregun vendor paraqet lidhje kryesore në procesin e tërheqjes së investitorëve të huaj.
Link: https://www.state.gov/reports/2020-investment-climate-statements/north-macedonia/