Kosovë

Raportet me Izraelin, Kosova në vijë me SHBA-në

Zhurnal Ads

Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA dhe Turqi, Avni Spahiu, nuk sheh ndonjë problem që Kosova të hapë ambasadë në Jerusalem, pasi sipas tij, këtë e ka bërë edhe partnerja strategjike e Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Spahiu thotë se njohja e Izraelit si dhe iniciativa për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, mund të shkaktojë reagime të shteteve të ndryshme të botës, porse nuk prodhon dëme në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ish-diplomati Spahiu, beson se në këto veprime, Kosova, ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të parat njohën Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit në vitin 2017.

“Nuk mendoj se kjo është një arsye që kjo të dërgojë në një acarim të skajshëm të raporteve me miqtë tanë (Turqinë dhe shtetet arabe), me vendet mike që kanë njohur Kosovën. Kjo është një çështje bilaterale mes Izraelit dhe Kosovës dhe në këtë aspekt do të duhej të ishte çështje vetëm për të dyja vendet”, thotë Spahiu për Radion Evropa e Lirë.

Lajmi për njohje reciproke dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Izraelit, u bë publik më 4 shtator në Zyrën Ovale nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Kjo ndodhi pasi Kosova dhe Serbia, nënshkruan nga një dokument me zotime për normalizim ekonomik.

Përveç Kosovës, presidenti amerikan, Donald Trump, bëri të ditur se edhe Serbia do të zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem.

Profesori i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, Bekim Baliqi, thotë se fakti që edhe Serbia po zhvendos ambasadën në Jerusalem, minimizon shanset për një krizë diplomatike për Kosovën.

“Unë mendoj se njohja nga Izraeli ka qenë e kushtëzuar në një mënyrë ose tjetër me vendosjen e ambasadës në Jerusalem. Fakti se këtë gjë do ta bëjë edhe Serbia, mendoj se pak a shumë e tejkalon ndoshta një krizë diplomatike që do të mund të kishte Kosova në këtë rast”, thotë Baliqi.

Postime të ngjashme

Votimi i Vlora Çitakut për presidente, VV: Nuk mund të bëhemi pjesë e këtyre pazareve

admin

Gashi: Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë nuk janë njoftuar për mbajtjen e kësaj seance

D XH

Policia e Eulex-it nxjerr jashtë disa anëtarë të OVL-UÇK’së

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...