Agjencia Zhurnal.mk
Analiza Maqedoni Rekomanduar Temë TOP LAJM

Raportet ndëretnike në Maqedoni më keq se në kohën e Gruevskit

Shkup, 18 maj – Zhurnal.mk – Që nga pavarësimi i Maqedonisë konfliktet mes dy etnive më të mëdha në vend maqedonasve dhe shqiptarëve kanë qenë karakteristika e zhvillimeve në vend, e cila jo pak herë ka rrezikuar edhe egzistimin e vet shtetit, përplasje të cilat vazhdojnë ta ndjekin këtë vend edhe sot.

Raportet mes dy etnive aq shumë u përkeqësuan saqë kjo çoi në konfliktin e armatosur të vitit 2001, e që pasoi me Marrëveshjen e Ohrit e cila u mendua se do ti sheshojë përplasjet dhe ndasit etnike në vendin tonë, por një gjë e tillë edhe përkundër pritshmërive të mëdha nuk mundi të realizohej pasi kërcënimet për tensionim të marrëdhënieve mes bashkësive vazhdojnë akoma të jenë prezent në mesin e shoqërisë sonë, shkruan Zhurnal.

Në një vend si Maqedonia është politika e cila në vend se të ndikoj në uljen e tensioneve dhe përplasjeve etnike, në fakt është ajo e cila për qëllimet e veta i nxit këto përplasje dhe ndasi.
Periudha e sundimit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit u karakterizua nga një rritje alarmante e përplasjeve etnike të cilat rikthyen pasigurinë dhe frikën nga një konflikt i mundshëm mes dy etnive më të mëdha në vend, edhe ndryshimet e qeverisë nuk mundën që ta përmirsojnë këtë situatë, pasi vazhdojnë të kemi përplasje dhe rritje të dhunës të bazuar në përkatësinë etnike, por të cilët dallojnë për nga shtrirja dhe agresiviteti që ishte në periudhën e qeverisjes së kaluar.

Në Raportin e fundit të Komitetit të Helsinkit rreth krimit nga urrejta në Maqedoninë e Veriut thekson se dhuna e motivuar etnikisht ka shënuar rritje, ku shifrat e këti raportit janë alarmuese duke rritur shqetësimin për rikthim të mundshëm të tensioneve mes dy etnive kryesore të vendit.

Sipas Komitetit të Helsinkit në vitin 2013, nga 116 krime të shkaktuara nga urrejtja 98 apo 84 % e këtyre ishin mes maqedonasve dhe shqiptarëve, në vitin 2014 nga 87 incidentet që ndodhin 53 apo 61 % ishin konflikte mes shqiptarëve dhe maqedonasve, në vitin 2016 ishin 34 apo rreth 50 %, viti 2017 nuk kishte ndonjë ndryshim të madh ng ai i mëparshmi, viti 2018 shënon rritje ku nga 123 inciente 79 apo 58 % ishin mes ketyre komuniteteve. Viti 2019 shënon një tjetër rritje të madhe të incidenteve ms dy komuniteteve kryesore të vendit ku nga 159 raste 135 apo 84.9 % ishin mes maqedonasve dhe shqiptarëve, informon Zhurnal.

Në raportin e fundit, por edhe në raportete e viteve të kaluara kryeqyteti i vendit Shkupi është qendra ku ndodhin shumica absolute e krimit të shkaktuar nga urrejtja ku nga 159 raste të 2019, 136 kanë ndodhur aty, ku Aerodromi me 18 %, Qendër 22 %, Gazi Babë 14 %, dhe Çairi 10 % janë komunat e Shkupit që prijnë për incidente. Edhe në Bit Pazar si vend ku ndodhin më tepër tensione nga protestat e të ndryshme, 17% e incidenteve kanë ndodhur aty.

Në bazë të raportit nga 159 incidente që u shkaktuan në vitin 2019 janë regjistruar 163 viktima dhe 358 autorë, ku nga 163 viktimat 104 janë nën moshën 18 vjeçare, kurse autorët nga 358 që ishin 265 ishin të rritur dhe 93 ishin persona nën 18 jeç.

Mjaft shqetësuese është fakti se nga 356 autorët pjesmarrës në krim nga ana e Ministrisë së Brendshme janë identifikuar vetëm 126 persona pjesmarrës në krim që përbën një të tretën e totalit të autorëve e cila është një shifër shumë e vogël, e që mund gabimisht të përceptohet nga autorët si një tolerim që ju bëhet nga organet shtetërore, e që do të kishte një efekt shumë negativ në të ardhmen e shoqërisë sonë.

Ministria e Brendshme aktualisht ka nën hetim 13 raste dhe ka ngritur 29 padi penale, 32 raste janë regjistruar si “shkelje të rendit dhe qetësisë publike”, ka lëshuar disa urdhër kundërvajtje për shkelje të Ligjit për Parandalimin e Dhunës në Garat Sportive, rreth 83 raste apo 54 % nuk kan një epilog.

Rritja e rasteve të dhunës të motivuar nga përkatësia etnike dhe niveli i ulët i zbulimit të rasteve është një këmbanë alarmi për organet kompetente për rritjen e efikasitetit në zbulimin e këtyre rasteve dhe një mesazh për politikanë tanë të cilët duhet të kontribojnë në rritjen e solidaritetit dhe bashkëjetesën mes etnive në vend dhe mos të bëhen shkaktarë për prishjen e tyre.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Qyteti i Shkupit: FIllon ofanziva ndërtimore verore e rrugëve dhe bulevardeve

R Zh

Mungojnë dëftesat e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

R Zh

Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

R Zh

Dezinfektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

R Zh

Edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione bujqësore

R Zh

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...